Lidhu me ne

Mix

5 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të bini në peshë

Shumica prej nesh jemi gati të provojmë ushqime nga më të ndryshmet me shpresën se mos humbasim disa kilogramë. Por, a mundet një ushqim i caktuar të kontrollojë peshë dhe të na ndihmojë të dobësohemi, meqë tani është edhe sezoni i plazhit?

Ekspertët mendojnë se ka disa ushqime që mund të ndihmojnë për rënien në peshë. Peshku, për shembull, është i pasur me ndyra të mira që rrisin metabolizmin, ndërsa selinoja rrit temperaturën e trupit dhe ju ndihmon të digjni më shumë kalori se zakonisht.

Në një artikull të botuar tek revista “The Hippocratic Post”, ekspertja e dietave Salma Khan, ka zbuluar 5 ushqimet që ndihmojnë për të humbur kilogramët e tepërt.

Peshku

peshk

Peshqit e yndyrshëm, si salmoni, sardelet, skumbri etj, janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të njohura ndryshe si “yndyrat e mira”.

Burime të tjera të acideve yndyrore omega 3 përfshijnë: arrat, farat e lirit etj. Këto yndyra të “mira” rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Acidet yndyrore omega 3 mendohet që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj hormonit lehtin, i cili largon oreksin. Me rritjen e niveleve të këtij hormoni, rritet metabolizmi dhe ulet oreksi.

Nga ana tjetër, me rënien e niveleve të hormonit lehtin, zvogëlohet metabolizmi dhe shtohet oreksi.

Sipas një studimi nga Universiteti Monash në Australi, hormoni leptin ju ndihmon të djersitni dhe digjni më shumë kalori.

Selino

selino

Selinoja, sipas ekspertëve, ndihmon për rritjen e temperaturës së trupit, dhe si rezultat, ju ndihmon të digjni më shumë kalori se zakonisht. Përveç se ju ndihmon të digjni kaloritë,  selinoja është gjithashtu e pasur me fibra dhe ujë, që ju japin ndjesinë e ngopjes.

Ajo ka edhe veti diuretike.

Spec i kuq djegës

spec i kuq djeges

Shumë studime kërkimore sugjerojnë se një përbërës i gjetur tek specat e kuq djegës, i quajtur kapsaicin, përshpejton metabolizimin dhe ndihmon në rënien në peshë.

Hulumtuesit shkencorë tek Universiteti Wyoming raportojnë se ky përbërës ndihmon për djegien e kalorive duke nxitur trupit të djersijë nëpërmjet një procesi të quajtur “thermogjenesis”

Ndërsa një studim kanadez ka zbuluar se ky përbërës ndihmon edhe për uljen e oreksit.

Çaji jeshil

caj jeshil

Çaji jeshil ka disa përfitime shëndetësore. Ai është i pasur me antioksidues që luftojnë radikalet e lira, dhe përmban aminoacidin L – theanine, që ndihmon për t’u qetësuar.

Përvç kësaj, hulumtuesit shkencorë thonë se çaji mund të ndihmojë në rënien në peshë duke përshpejtuar metabolizmin. Antioksiduesit e fuqishëm, të njohur si catechins, që gjenden tek çaji jeshil, ndihmojnë në rritjen e normës metabolike. Ekspertët kanë zbuluar se këto antioksidues ndihmojnë më shumë për reduktimin e dhjamit në zonën e barkut. Një studim i publikuar tek “Journal of Nutrition” zbuloi se njerëzit që pinë çaj jeshil ndërkohë që ushtrohen rregullisht, djegin me shumë kalori se ata që vetëm kryejnë ushtrime fizike dhe nuk konsumojnë çaj jeshil.

Çokollata e zezë

cokollate e zeze

Përveç se e shijshme, çokollata e zezë ndihmon edhe për t’u dobësuar. Shkencëtarët mendojnë se kjo lidhet me efektet e çokollatës tek hormonet e stresit. Menaxhimi i niveleve të stresit mund t’ju ndihmojë të kontrolloni më mirë mënyrën e të ushqyerjes. Konsumimi edhe i njpë cope të vogël çokollate mendohet se rit nivelet e hormonit të “mirë”, seretoninës, duke nxitur humorin. Gjatë një studimi, pjesëmarrësit që konsumuan pak çokollatë të zezë në ditë shfaqën rënie të niveleve të kortizolit, hormonit të stresit.

Burimi: Daily Mail

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore10 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi24 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook