Lidhu me ne

Mix

Çfarë ndodh me trupin kur i mungon magnezi?

Shkencëtarët në Universitetin e Minesotas, në punimin “Ushqimi si informacion – shembuj të rolit të ushqyesve që luajnë në organizëm”, zbuluan se si lëndët ushqyese ndikojnë në organe të caktuara dhe u lejojnë atyre të kryejnë funksionin e tyre.

“Ka shumë më shumë lëndë ushqyese të përfshira në këto procese, këto janë disa nga ato kryesore”, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, për funksionimin imunitar janë të rëndësishme vitaminat A, E, B6, C, zinku, acidi folik, riboflavin (vitamina B2), magnezi dhe seleni. Funksioni i sistemit nervor përmirësohet nga natriumi, kaliumi, magnezi, kalciumi, vitamina B6, acidi folik, B12, bakri dhe vitamina C. Për rigjenerimin e indeve nevojiten vitamina A, E, B6, C, bakri, riboflavin, magnezi. Metabolizmi stimulohet nga kaliumi, tiamina, niacina, vitamina B6, magnezi, riboflavin, acidi folik dhe vitamina C.

Magnezi si mineral, është thelbësor për të gjitha funksionet e mësipërme. Gjendet në grurë, arra dhe fara (sidomos farat e kungullit), sojë, çokollatën e zezë, perimet jeshile, bishtajore, peshk, kos dhe produkte të tjera të qumështit. Sidoqoftë, sasia e magnezit në ushqim ndikohet nga përmbajtja e tokës në të cilën është rritur. Dhe fakti është që përqindja e magnezit në tokë është ulur ndjeshëm gjatë shekullit të kaluar, kështu që nuk është gjithmonë e lehtë ta sjellësh atë në sasi të mjaftueshme vetëm përmes ushqimit.

  • Funksionet e magnezit

Ky mineral nevojitet për kocka të shëndetshme, merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore, relakson muskujt dhe rrit nivelin e energjisë. Ai kontribuon në shëndetin e enëve të gjakut, ul presionin e gjakut dhe rrit HDL (kolesteroli i mirë). Po ashtu, luan një rol thelbësor në kontrollin e sheqerit në gjak, rrit funksionin imunitar dhe përshpejton shërimin e plagëve.

  • Çfarë ndodh kur trupit i mungon magnezi?

Mosarritja e mjaftueshme e magnezit në trup mund të çojë në presion të lartë të gjakut, spazmë të muskujve, aritmi dhe kapsllëk. Nevoja për magnez është në rritje në njerëzit që janë të stresuar, irritues dhe të prirë ndaj kushteve depresive, kanë probleme me dhimbje muskulore, tretje të ngadaltë, tek atletët, gratë shtatzëna dhe gratë që ushqehen me gji.

  • Si të sigurojmë sasi të mjaftueshme të magnezit?

Hulumtimet e fundit kanë treguar se në rastin e niveleve të ulëta të magnezit, është mirë që ta bëni atë përmes shtesave ushqyese, ose duke përdorur magnez në formën e sprejit që aplikohet në lëkurë apo përmes larjes. Magnezi mund të spërkatet mbi lëkurë dhe trupi mund ta thithë atë më shpejt, pasi ai hyn drejtpërdrejt në rrjedhën e gjakut dhe indet, pa hyrë në veshka siç është rasti me konsumin oral.

Epërsia është që një trup i tillë merr sa më shumë magnez sa duhet dhe nuk përthith pjesën tjetër. Shtojcat e magnezit duhet të merren me kujdes pasi të këshilloheni me mjekun. Mbidozat mund të shkaktojnë efekte anësore siç janë lodhja, dobësia e muskujve, ulja e rrahjeve të zemrës, presioni i ulët i gjakut, frymëmarrja e cekët dhe humbja e refleksit.

MË TEPËR

Sport3 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix4 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix4 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix4 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook