Lidhu me ne

Mix

Si të ulim temperaturën e lartë?

Sipas autoriteteve shëndetësore, temperatura normale e trupit të një rrituri mund të variorjë nga 36.1 gradë Celsius deri në 37.2 gradë Celsius.

Nëse është më e ulët apo më e lartë se këto norma, mund të shkaktojë shqetësime të ndryshme. Si temperatura shumë e ulët, ashtu edhe ajo shumë e lartë, janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Nëse temperatura është mbi mesataren dhe nuk dëshironi të merrni medikamente kundra uljes së saj, më poshtë do të lexoni për disa ushqime që mund të rikthejnë temperaturën normale të trupit tuaj.

Mentja- Arsyeja pse shumë produkte të kujdesit oral kanë aftësi ftohëse, është mentja e pranishme në to. Konsumi i kësaj barishtej është një ide e mirë sa herë temperatura juaj rritet. Ju mund ta konsumoni në formë çaji ose në formë coktaili jooalkoolik me disa kube akulli e limon.

Shalqiri- Nëna natyrë është e zgjuar. Ajo e di shumë mirë që shalqiri funksionon për mrekulli në uljen e temperaturës së trupit, prandaj e ka bërë këtë frut superhidratues, pikërisht në sezonin e verës. 92% e masës së këtij fruti përbëhet nga uji.

Pjepri- Një tjetër frut që gjendet me bollëk në muajt e nxehtë të vitit është pjepri. Ky është një tjetër plan i mirë i nënës natyrë. Kështu që prisni disa fjeta pjepër gjatë virozave të verës ose pas aktiviteteve të rënda fizike që rrisin temperaturën e trupit.

Lëngu i limonit- Përveçse është i pasur me vitaminë C e cila forcon sistemin imunitar, lëngu i limonit është gjithashtu i dobishëm për uljen e temperaturës së trupit. Është një frut që gjendet dhe në verë dhe në dimër. Është i dobishëm për lëkurën, prandaj ju bën të dukeni rrëzëllitës në aventurat tuaja verore.

Ujë kokosi-Nëse udhëtoni drejt vendeve tropikale, temperatura juaj e trupit do të jetë më e lartë ser normalja për shkak të motit të nxehtë dhe të lagësht. Por lajm i mirë është se uji i kokosit, i cili gjendet me shumicë në këto vende, ndihmon në reduktimin e temperaturës së trupit.

Qumështi- Të gjithë e dinë që qumështi është një burim fenomenal i kalciumit dhe ul rrezikun nga osteoporoza. Funksionon gjithashtu edhe për uljen e temperaturës së trupit. Një gotë qumësht i freskët direkt nga frigoriferi me të vëretë mund të ndihmojë në rikthimin normal të temperturës së trupit.

Shegët- Përveç farave, edhe lëngu i shegës është shumë i shijshëm. Këto fruta me veti të mëdha ushqyese mund të ndihmojnë për të rikthyer temperaturën e trupit brenda atij që quhet diapazoni normal. Mund t’i konsumoni kokrrat e shegës siç janë ose t’i bëni lëngje freskuese.

Fruta të thata dhe fara- Përveçse furnizojnë trupin me proteina dhe acide yndyrore, frutat e thata dhe farat e ndryshme mbrojnë gjithashtu nga temperatura e lartë e trupit. Kjo është arsyeja pse ato janë një ide shumë e mirë si vakt i ndërmjetëm. Përmbajtja e tyre proteinike është shumë e dobishme edhe për të rikuperuar muskujt e dobët.

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

Në skenë fituesit e dy edicioneve, Egla bën twerk para Luizit

EGLA DHE LUIZI NE SKENE Është zhvilluar festa e Top Channel, në mbyllje të edicionit të Big Brother. Pjesë e...

Mix8 minuta më herët

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky...

Mix10 minuta më herët

Bukë me vezë – Shija unike e një mëngjesi të shëndetshëm

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për...

Mix12 minuta më herët

10 Analizat shëndetësore që gratë mbi 40 Vjeç duhet të bëjnë patjetër

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë...

Mix16 minuta më herët

Lindsay Lohan shijon pushimet në Mykonos, shfaqet më e lumtur se kurrë

Ylli i “Freaky Friday”, e cila së fundmi u bë nënë, postoi në Instagram të hënën për të ndarë format...

Kryesore24 minuta më herët

Akuza e fortë e Ramush Haradinajt: Albin Kurti është rekrutuar nga serbët në burg

Ramush Haradianj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti...

Mix27 minuta më herët

Kush do ta fundosë Puff Diddy? Të tjera akuza për dhunë seksuale ndaj reperit të njohur

Beteja ligjorë vazhdon për reperin e njohur, Sean Combs. Vetëm disa javë pasi CNN zbuloi videon shqetësuese në të cilën...

Sport29 minuta më herët

10 faktet më të çuditshme nga futbolli që ndoshta nuk i dini

A e ke menduar ndonjëherë që një mesfushor mund të bëjë më shumë se 4 mijë pasime dhe të mos...

Radar32 minuta më herët

Matteo Renzi: BE ose ndryshon, ose vdes

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, kandidon në zgjedhjet europiane për listën e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ish-kryeministri i Italisë në...

Mix37 minuta më herët

Vitamina E, për çfarë shërben dhe pse është kaq e rëndësishme në verë!

Vitamina E është një aleat i shkëlqyer sidomos në verë, një vitaminë që ndihmon në mirëqenien fizike dhe emocionale. Ajo...

Facebook