Lidhu me ne

Mix

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe janë një shpëtim

Mollët, shegët, qershitë, mjedrat, boronicat, luleshtrydhet, shalqiri, domatet, panxhari i kuq, radikio, qepët e kuqe janë të gjitha perfekte për ju!

Ajo që u jep ngjyrën e kuqe këtyre fruatave dhe perimeve është prania e një antioksidanti me ngjyrë të kuqe të quajtur likopen. Likopeni është një nga antioksidantët më të njohur për shkak se studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se është në gjendje të luftojë të gjitha llojet e kancerit.

Eskpertët thonë se ky antioksidant që u jep ngjyrën e kuqe frutave dhe perimeve është shumë efektiv në parandalimin e kancerit të lëkurës, mushkërive, zorrës së trashë dhe gjirit.

Sipas studimeve, gjithashtu thuhet se likopeni parandalon kancerin e prostatës, prandaj shumë meshkuj kujdesen ta integrojnë atë në dietën e tyre. Pra, nëse jeni një mashkull afrikano-amerikan mbi 50 vjeç dhe keni një histori familjare të kancerit, mbroni gjëndrën e prostatës me likopen.

Por nuk është vetëm ulja e rrezikut nga kanceri arsyeja pse duhet të përfshini frutat dhe perimet e kuqe në dietën tuaj rregullisht. Mjekët thonë që më poshtë do të lexoni për përfitime të tjera të frutave dhe perimeve të pasura me likopen:

-ulin riskun e sëmundjeve të zemrës;

-frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe ulin presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit të keq në gjak;

-forcojnë imunitetin.

Frutat dhe perimet e kuqe janë të pasura me vitaminë C e cila ndihmon sistemin imunitar të funksionojë në mënyrë efikase. Dobësimi i sistemit imunitar na predispozin ndaj infeksioneve të traktit të sipërm respirator si gripi dhe ftohja. Gjithashtu vitamina C na ndihmon të dukemi të rinj pasi merr pjesë në prodhimin e kolagjenit.

Reduktojnë inflamacionin në kyçe

Keni vazhdimisht dhimbje dhe ngurtësim kyçesh? Atëherë është një ide e mirë të përfshini më shumë ushqime me ngjyrë të kuqe në dietën tuaj të përditshme. Kjo sepse ato posedojnë veti të jashtëzakonshme anti-inflamatore.

Komponimet e fuqishme anti-inflamatore ndihmojnë në mbrojtjen e kyçeve nga dëmtimet që shkakton stresi oksidativ dhe inflamacioni kronik. Gjithashtu, ushqimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë në menaxhimin e problemeve shëndetësore që lidhen me astmën, diabetin, kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Për një tretje të mirë

Falë fibrave dietike dhe përmbajtjes së ujit, frutat dhe perimet e kuqe përmirësojnë shëndetin e tretjes. Frutat dhe perimet e kuqe gjithashtu nxisin lëvizjen e rregullt të zorrëve që do të ndihmojë në lëvizjen e rregullt të zorrëve që do të thotë parandalim i kapsllëkut.

Parndalojnë hemorroidet dhe ulin rrezikun e kancerit kolorektal.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook