Mix
Video erotike e Inis Gjonit/ Mbesa e këngëtares shpërthen në fyerje ndaj gruas shtatzënë
Pas publikimit të lajmit, ku Inis Gjoni kërkon dëmshpërblim për videon intime, të bërë publike disa vite më parë, mbesa e këngëtares, Anna Lika, është kapur me një zonjë që ka komentuar keq për Gjonin.
Ndërkohë që Inisi kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim nga shteti, gruaja komenton se, “dhe për pak dhe atë video ia shikon vajza, ndërsa Gjoni kërkon para nga shteti me taksat tona, për budallallëqet e saj”.
Kaq ka mjaftuar që Anna të revoltohet dhe t’i bëjë një roman të gjatë zonjës, e cila është edhe shtatzënë. Pasi nëna e dy fëmijëve, e ka bllokuar në rrjetet sociale, Anna nuk është ndalur dhe ka vijuar ofendimet e tjera, duke e degjeneruar gruan publikisht në Instagramin e saj.
E revoltuar, zonja ka shkruar pranë JOQ.al dhe kërkon ndihmë që ai publikim nga Anna të hiqet, pasi ajo po e përjeton keq këtë situatë, duke qenë edhe shtatzënë. Këtë kërkesë ia ka bërë edhe Annës, por ajo e ka injoruar.