Lidhu me ne

Radar

Berisha thirrje amerikanëve: Rishqyrtoni “non grata”, ose çoni provat në Paris!

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi Kombëtar i mbledhur sot në stadiumin Air Albania i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të rishqyrtojnë vendimin për shpalljen e tij non grata. Berisha theksoi se do të vazhdojë misionin e tij për përmbysur regjimin dhe për sjellë Partinë Demokratike në pushtet. Ai u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të dërgojnë në Gjykatën e Parisit çdo provë dhe fakt për shpalljen e tij non grata.

“Ndaj dhe unë nisa betejën time po aq i vendosur, si 32 vjet më parë të bëj gjithçka për dinjitetin tim, në sallën e gjyqit dhe kam muaj dhe muaj që pres. Asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë. Për faktin e vetëm që nuk ekziston. U bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo dokument që kanë. Unë marr çdo vendim ndaj vetes sime.

Jam mirënjohës ndaj miqve në Europë dhe SHBA për qëndrimet ndaj këtij vendimi. Do vazhdoj pathyeshëm misionin tim si besimtar i Zotit dhe dinjitetit të njeriut. Beteja ime nuk do ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Unë u garantoj ju që do vazhdoj misionin tim bashkë me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai deklaroi se ambasadorja e SHBA në Shqipëri mbështet qeverinë duke mbyllur sytë para paligjshmërisë dhe sulmon opozitën.

“Burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Presidenti i SHBA me dekretin e tij dekreton në këtë vend një ambasadore përfaqësues te vlerave te interesave, demokracisë dhe sigurisë së këtij kombi. E paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit të madh të lirisë përgëzon policinë për luftën kundër drogës.

Në kulmin e korrupsionit dhe shtrimit të Shqipërisë në protektoratet e krimit të organizuar, përfaqësuesi i këtij vendi bën ligjërata në mbështetje të qeverisë dhe nga mëngjesi deri në darkë sulmon opozitën. Në një kohë kur propozohen dhe ndëshkohen trafikantë të markave të ndryshme, një trafikant tjetër dërgohet në Shtëpinë e Bardhë, Kur kthehet për t’u vënë para drejtësisë procesi shpall proces politik i diktaturës komuniste. A vijnë këto nga shteti ligjor i SHBA? Këto vijnë fund e krye nga mafia e George Soros. Edhe më keq akoma një ditë, në maj të këtij viti DASH shpall non grata Sali Berishën. 8 vite pasi kishte dhënë dorëheqjen nga çdo rol.

Njeriu që ishte lavdëruar më shumë nga SHBA për luftën kundër korrupsionit. Shpall non grata njeriun që gjatë jetës së tij nuk kishte pasur akuzë për korrupsion. Një njeri që kishte bërë gjithçka në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në opozitë. Një njeri që 31 vite më parë në drejtim të kësaj partie kishte përmbysur në Shqipëri diktaturën, kishte hedhur bazat e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor. Në qeverisjen e tij kishte shënuar projekte të mëdha të shekullit në fushën e energjisë, anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe kishte mbështetur pa kushte qëndrimet e SHBA në fushën e sigurisë dhe paqes.

Së fundmi njeriun që për të gjitha këto ishte votuar nga shqiptarët, në përqindje aq shumë sa zyrtarët dhe burokratët në fjalë as në ëndërr nuk e kanë parë. Çfarë do bëja unë në këtë rast në vitin 2013. Shumë nga ju kërkuan që të mos jepja dorëheqjen. Por unë thashë që dinjiteti im e kërkon që unë të jap dorëheqjen. Dhe unë ju kam thënë të vërtetën. Po të shkojmë më tutje 32 vjet të shkuara në një natë të zezë dimri. Unë kisha marrë një vendim që të dilja dhe përballesha me diktaturën. Ai është vendimi më i rëndësishëm i jetës sime”, deklaroi Berisha.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook