Radar
Lulzim Basha pasi u shkarkua, bën një mbledhje ku shkarkon kë t”i dalë përpara!
Lulzim Basha, ish kryetari i PD, i shkarkuar pas votimit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka organizuar një mbledhje ditën e sotme, ku nuk ka lënë njeri pa shkarkuar.
Kështu, Basha dhe një grup njerëzish, thonë se kanë shkarkuar, anëtarët e kryesisë, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi dhe disa sekretarëve, konkretisht, Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.
Me këto ritme dhe intensitet që po bën shkarkimet, Lulzim Basha, mund të shkojë së shpejti edhe drejt shkarkimit të vetë Edi Ramës.