Lidhu me ne

Radar

Media amerikane: Ja si po e zbaton ambasadorja Kim agjendën e Sorosit në politikën shqiptare

CDMedia ka raportuar vazhdimisht mbi korrupsionin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së në të gjithë Evropën Lindore. Shqipëria është një nga rastet më të këqija të ndërhyrjes në politikën lokale për të cilën ishte i famshëm ish-ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

Megjithatë, ambasadorja aktuale e SHBA-së Yuri Kim e ka çuar këtë korrupsion në një nivel tjetër.

Ka qenë e qartë për disa kohë që George Soros dhe organizata e tij qëndronin pas pjesës më të madhe të korrupsionit në Departamentin e Shtetit nga Ukraina në Ballkan. Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte një nga të ftuarit special në dasmën e George Soros, ndërsa Alex Soros ka disa kohë që po zhvillon diplomaci për globalistët në Ballkan.

Yuri Kim po zbaton axhendën e Soros në Shqipëri.

Soros qëndron pas procesit të “Reformës në Drejtësi” brenda vendit, i cili shërbeu për vendosjen e gjyqtarëve miqësorë me regjimin.

Tani e kuptoni se kush qëndron pas sanksioneve ndaj Sali Berishës, një armik prej shumë kohësh i Sorosit. Berisha ka deklaruar se dekada më parë ai besonte në axhendën e Soros, derisa zbuloi se Soros po vendoste komunistët e rrëzuar në pozita burokratike në të gjithë Evropën Lindore.

Tani që Berisha po kërkon të rimarrë pushtetin në Partinë Demokratike në Shqipëri, Yuri Kim është hedhur në veprim, duke kërcënuar se do të anulojë vizat amerikane për ata që mbështesin Kuvendin e Jashtëzakonshëm për partinë, e cila ka të ngjarë të kthejë Berishën në krye të opozitës.

Kim kërcënoi gjithashtu deputetët shqiptarë me mosnjohjen e nënshkrimeve të Kuvendit në një përpjekje korruptive për të ndaluar procesin.

Prandaj në këtë kuptim dhe nga një këndvështrim pragmatist, ndërhyrja e ambasadores Kim është krejtësisht joefektive. Është një lëvizje e çoroditur që shkon përtej normave të lejuara për një diplomat, pa arritur të krijojë efekt.

Presidenti shqiptar Ilir Meta kritikoi së fundmi Kim për ndërhyrjen në politikën shqiptare dhe mbështetjen ndaj qeverisë Rama.

“I them drejtpërdrejt ambasadores amerikane të mos mbrojë më Edi Ramën”, deklaroi Meta me forcë pas shpërthimeve të Kim në mediat lokale.

Ambasadorja Kim ftoi së fundmi tre kongresmenë amerikanë në Shqipëri për të vizituar refugjatët afganë të strehuar atje. Teksa ndodheshin aty, ata takuan kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ishte e çuditshme që ata nuk takuan Presidentin Meta, i cili po mbështet Berishën.

Takimi me Bashën u servir në mediat vendase si kongresmenë republikanë që mbështesin Bashën. E vërteta mund të jetë krejt ndryshe. Gazetat shkruanin se Yuri Kim përdori kongresmenët dhe pa e ditur ata, takimi u përdor si mjet për të ndihmuar kundër luftës me Berishën për kontrollin e Partisë Demokratike.

Kongresmeni Lee Zeldin ka qenë i zëshëm duke kërkuar provat pas përcaktimit të Berishës nga Departamenti i Shtetit si person “non grata” në Shtetet e Bashkuara.

CDMedia kontaktoi ambasadoren Kim për të gjitha këto çështje çdo javë dhe ne nuk morëm asnjë përgjigje.

MË TEPËR

Letersi11 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi11 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix11 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix11 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske11 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar23 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix24 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix24 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal24 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook