Lidhu me ne

Mix

Nuk i lini dot ëmbëlsirat? Zbuloni ç’ndodh me trupin tuaj

Sheqeri është një ndër produktet më të përdorura në të gjithë botën duke krijuar në këtë mënyrë një prej industrive ushqimore më fitimprurëse të të gjitha kohërave. Dëshira për të ngrënë të ëmbla ka lindur bashkë me njeriun, por si çdo dashuri, ka edhe anën e saj të panjohur. Konsumi i tepruar i sheqerit krijon një lloj varësie sikurse droga dhe dëmton çdo ditë në mënyrë të heshtur organizmin. Por pavarësisht pranisë mbytëse të sheqerit në regjimet përkatëse ushqimore, varësia prej tij mbetet ende një temë tabu. Zbuloni hap pas hapi çfarë ndodh me organizmin nëse nuk hani sheqer për një javë:

Pas 20 minutash:  Keni vënë re që sa herë hani një fetë tortë, karamele ose një copë çokollatë, ju duket sikur trupi kërkon akoma më shumë. Por me siguri asnjëherë nuk keni matur pas sa kohësh ju shfaqet kjo dëshirë. Nqs keni ngrënë të ëmbla para 20 minutash nuk keni nevojë të hani sërish pasi trui juaj ka marrë nevojën e mjaftueshme të karbohidrateve.

Pas një ore: Pasi ka kaluar një orë nga ngrënia e ëmbëlsirave, fillojnë të ndihen edhe efektet e para. Ndiheni më energjikë, më produktivë dhe nuk keni dëshirë të hani më ëmbëlsira.

Pas një dite: Përgëzime ! Ky është hapi i parë për t’u shkëputur prej varësisë nga të ëmblat. Mungesa e sheqerit i ka lënë vend acideve yndyrore të shëndetshme, fibrave dhe proteinave. Edhe pse dëshira për të ngrënë diçka të ëmbël mund të jetë e fortë, sërish organizmi nuk ka nevojë.

Pas tre ditësh: Kjo është faza më e veshtirë e mungesës së sheqerit. Zinxhirët funksionale neurotike të trurit reagojnë me të njëjtin intensitet siç ndodh kur një i droguar apo një duhanpirës nuk konsumojnë drogë/duhan pas tre ditësh. Kjo fazë ”vuajtjeje”mund të zgjasë një javë.

Pas një jave: Nëse arrini të kaloni me sukses fazën e tre ditëve, do  ta keni më të lehtë çhelmimin e organizmit. Trupi ka krijuar tanimë një lloj pavarësie. Ndieni më energjikë. Keni filluar të ushqeheni më shëndetshëm dhe të krijoni intolerancën e parë nga karbohidratet.

Sipas studimeve të publikuara në ‘’Journal of the American Heart Association’’ reduktimi i konsumit të sheqerit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Konsumi i tepruar i fruktozës dhe glukozës është po aq toksik për mëlçinë sikurse alkooli. Ndryshimet e para do të vihen re edhe në lëkurë, e cila do të jetë më e pastër, e shndritshme dhe pa akne. Ndryshimi më i dukshëm do vihet re menjëherë në peshën tuaj. Konsumi i tepruar i sheqerit është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në shtimin në peshë.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix11 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix11 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix11 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix11 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix11 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix11 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix11 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix11 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar11 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook