Lidhu me ne

Mix

Ushqimet që duhet të konsumoni pas palestrës

Të jetosh shëndetshëm është kthyer në synimin kryesor të shumë njerëzve anembanë në botë pasi është i lidhur drejtpërdrejt me një jetë më të mirë. Ky lloj stili jetes nënkupton një regjim ushqimor të pasur dhe sa më shumë aktivitet fizik. Dëshira për t’u dukur bukur dhe të tonifikuar ka bërë që vitet e fundit shumë njerëz t’i drejtohen palestrës. Por nëse shumë prej jush shkojnë me stomakun plot në palestër pasi mendojnë se kaloritë digjen më mirë, janë në mëdyshme se çfarë duhet të hanë pas palestrës:e shumëtshtrimi është një nga zakonet më të rekomanduara personale. Është gjithashtu themelore për të qëndruar në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Më poshtë do të gjeni 5 ushqimet ideale që duhen ngrënë pas palestrës:

1.Avokado: Avokadot janë nga ushqimet më të mira që duhen konsumuar gjithmonë pas palestrës. Janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitaminë E dhe proteina vegjetale që kompensojnë energjinë e humbur gjatë ushtrimeve. Në të njëjtën kohë ndihmojnë në formimin e masës muskulore. Konsumi i moderuar i avokados ul nivelin e kolesterolit të keq dhe tensionit të lartë në gjak.

2.Bananet: Bananet nuk duhet të mungojnë kurrë në regjimin ushqimor post-palestër. Ato përmbajnë sheqerna natyrale që furnizojnë trupin me energji. Gjithashtu rrisin dhe plotësojnë në mënyrë natyrale nivelet e glukozës  në gjak.

3.Vezët : Vezët kanë në përmbajtjen e tyre shumë proteina thelbësore dhe minerale. Këto të fundit, pasi absorbohen nga trupi, ndihmojnë muskujt të marrin veten pas sformit të bërë gjatë ushtrimeve.

4.Qumështi i sojës: Qumështi i sojë është një ushqim lehtësisht i tretshëm, i pasur me proteina dhe dhe yndyrna të shëndetshme. Është po ashtu i pasur me vitamina, minerale dhe fibra, çka e bën një zgjedhje shumë të mirë për të fituar energjitë e humbura. Konsumi i këtij qumështi shërben gjithashtu për të balancuar nivelin e karbohidrateve në gjak.

5.Bajamet: Përkundër madhësisë së tyre të vogël, bajamet janë një central i vërtetë energjie. Përmbajnë acide yndyrore esenciale dhe shumë proteina që ndihmojnë trupin të rimarrë veten pas lodhjes. Gjatë palestrës djegim kalori dhe dehidratohemi pasi djersitemi, si pasojë humbasim shumë kripëra minerale. Bajamet balancojnë çrregullimet e kripërave minerale dhe lëngjeve të tjera.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, konfirmojnë...

Mix5 orë më herët

Udhetimi me avion gjate shtatezanise, disa keshilla

Sigurisht që nëse do t’ju duhet të bëni një udhëtim me avion gjatë shtatëzanisë duhet të këshilloheni më parë me...

Mix5 orë më herët

Kujdes me antibiotikët në shtatzani, sidomos gjatë këtij tremujori

per nenat Një studim nga University College në Londër, botuar në British Medical Journal, zbuloi se disa antibiotikë të jepen zakonisht, siç...

Kritike5 orë më herët

Lira Gjika: Prindërit po ndërtojnë me fëmijët marrëdhënie komerciale, dashuria nuk do të thotë t’i blini rroba

Nga Lira Gjika Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë...

Mix5 orë më herët

Si ndikon media sociale tek shëndeti mendor i adoleshentëve?

Një raport i ri detajon rolin që luajnë mediat sociale në jetën e adoleshentëve dhe si ata menaxhojnë avantazhet dhe disavantazhet e...

Mix5 orë më herët

Xiaomi është gati të prezantojë Xiaomi Redmi 13 4G të ri

Një anëtar i ri do të shtohet në familjen e smartfonëve të markës Xiaomi. Gjatë javëve të ardhshme, prodhuesi i...

Mix5 orë më herët

Në skenë fituesit e dy edicioneve, Egla bën twerk para Luizit

EGLA DHE LUIZI NE SKENE Është zhvilluar festa e Top Channel, në mbyllje të edicionit të Big Brother. Pjesë e...

Mix6 orë më herët

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky...

Mix6 orë më herët

Bukë me vezë – Shija unike e një mëngjesi të shëndetshëm

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për...

Mix6 orë më herët

10 Analizat shëndetësore që gratë mbi 40 Vjeç duhet të bëjnë patjetër

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë...

Facebook