Lidhu me ne

Mix

Si e përjetoni dashurinë sipas shenjës suaj të horoskopit

Dashuria është një ndë ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë. Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, por çfarë i bën ato të “çmenden” dhe të “lënë kokën” pas dikujt? Lexoni më poshtë si dashurohet çdo shenjë e horoskopit:

DASHI: Ndryshe nga shenjat e tjera, dashi ka nevojë të ndjejë shumë siguri brenda vetes para se të marrë hapin ”e madh”. Ka nevojë të njohë nga afër personin me të cilin po shoqërohet dhe vetëm atëherëmerr vendimin nëse ja vlen të krijojë një lidhje dashurie apo jo.

DEMI: Demi është rasti tipik i asaj që quhet ” të biesh në dashuri kokë e këmbë”. Janë shumë pasionantë, u besojnë plotësisht emocioneve të para, rrahjeve dhe fluturave në stomak. Demi përfshihet shumë emocionalisht dhe është i gatshëm  të bëjë çmenduria në emër të dashurisë së vërtetë.

BINJAKËT: Edhe binjakët janë ndër shenjat më pasionante të horoskopit. Dashurohen në mënyrë shumë impulsive, por ndodh të zhgënjehen dhe lodhen shpejt nga partneri pasi e kanë idealizuar më tepër seç duhet. Është e çuditshme, por dashuria e vërtetë troket në jetën e binjakëve atëherë kur nuk ua merr mendja.

GAFORRJA: Gaforret e ka shumë frikë dashurinë, pasi nuk dëshiron për asnjë arsye në botë t’i prishet qetësia dhe komoditeti me të cilin janë mësuar. Por ajo që i tremb më shumë është frika nga zhgënjimi dhe lëndimi. Janë shumë të ndjeshëm dhe u pëlqen të vendosen në pozicion pritës.

LUANI: Shenja e Luanit e ka në karakter të ndihet i/e dëshiruar nga të tjerët dhe do t’i bëjë të gjithë të çmenden pas tij/saj. Prandaj edhe kur dashurohen ata nuk mund ta pranojnë lehtësisht dhe hapur këtë fakt dhe bëjnë çmos që të jetë pikërisht partneri ai që do dashurohet me ta dhe do t’ju bëjë i pari propozimin.

VIRGJËRESHA: Të lindurit e shenjës së virgjëreshës e analizojnë mirë personin që ju pëlqen dhe nëse ai/ajo i përshtatet standarteve dhe idealeve të krijuara në imagjinatën e tyre, atëherë ata lidhen me dashurinë e tyre deri në fund të jetës. Por nësë virgjëresha kupton se personi me të cilin janë dashuruar është larg pritshmërive, e largojnë menjëherë nga vetja pa u penduar.

PESHORJA: Peshoret janë romantikë të lindur, u pëlqejnë darkat me qirinj, trëndafilat e kuq, shëtitjet buzë detit dhe deklaratat e bukura. Duket sikur dashurohen me vetë dashurinë dhe jo me partnerin. Tregohen të pavendosur fillimisht kur bëhet fjalë të fillojnë një lidhje serioze pasi u tremben impenjimeve serioze. Por nëse kanë sigurinë e partnerit mund t’ia dalin gjithçkaje.

 
AKREPI: Për akrepat vlen përjetësisht shprehja ”do të të dua deri në vdekje”. Për ta dashuria është një dhe e vetme e nëse e gjejnë nuk e lëshojnë më kurrë. Janë besnikë, të ëmbël dhe shumë pasionantë.

 
SHIGJETARI: Shenja e shigjetarit është gjithnjë në kërkim të dashurisë ideale. Që në fëmijëri frymëzohet nga modeli i përrallave dhe dëshiron që marrëdhënia e tij/saj t’i ngjajë një të tille. Besojnë tek ideja e shpirtit binjak. Për shigjetarin në luftë dhe në dashuri lejohet gjithçka.

 
BRICJAPI: Shenja e Bricjapit nuk dashurohet kurrsesi “me shkim të parë”, po ashtu si shumë gjëra në jetë përpiqet që edhe dashurinë ta kontrollojë dhe ta planifikojë. Shigjetari bën një listë të detajuar të të gjitha cilësive që duhet të ketë partneri ideal dhe nëse dikush i ka ato cilësi, atëherë i lejon vetes të ndihet më i/e lirë dhe të dashurohet “kokë e këmbë” më personin “e duhur”.

 
UJORI: Ujori arrin të gjejë dashurinë në çdo gjë, qoftë në detajet të cilat nuk i vë re askush. Natyra e tij selektive mund ta bëjë që të duket moskokëçarës në pamje të parë, por ky imazh zhduket pas ca kohësh. Janë miq dhe bashkëpunëtorë me partnerin.
PESHQIT: Peshqit janë ndër ato shenja të cilët janë gjithnjë në kërkim të dashurisë pasi pa dashuri ata ndihen në kuptimin e mirëfilltë të fjalës “si peshku pa ujë”. Por dashuria për ta nuk është diçka që zgjat gjithë jetën, është më tepër pasion.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook