Lidhu me ne

Mix

Ç’i ndodh lëkurës suaj kur s’hiqni tualetin gjatë palestrës

Nëse do të na duhej të bënim një listë të produkteve apo shërbimeve që kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së njeriut, e sigurt që palestra do të ishte një prej tyre. Kjo kulturë e re sportive jo vetëm që është mjeti ideal për të djegur kaloritë dhe rrëzuar kilogramët, por edhe për t’u çtensionuar dhe nxjerrë gjithë energjitë negtaive.

Këto vitet e fundit palestra, për ndoshta jo më besnikët, është shndërruar dhe në një vend për të bërë sa më shumë selfie. Dhe sigurisht për të dalë sa më mirë në foto, përveç filtrave të celularit ekziston grimi ose make up-i. Tashmë nuk është çudi që në palestër të shihni femra të trukuara aq sa do të pyesnit veten si ia bëjnë vallë me kremin pudër që kullon sikur një mini-ujëvarë apo me penelin që shkrihet ngadalë duke formuar një re të zezë tymi në fytyrë.

Por sa e shëndetshme është kjo gjë? Aspak e shëndetshme, përkundrazi për shumë ekspertë përgjigjja është definitivisht jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do t’i shpërbëjnë ato. Kur bën ushtrime në palestër rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut, si rrjedhojë zgjerohen poret e lëkurës dhe i gjithë truku që keni vendosur depërton brenda tyre.

Por ky nuk i është vetmi dëm, gjatë palestrës trupi nxjerr toksinat jashtë përmes djersës, por përdorimi i make up-it e pengon këtë proces kaq të rëndësishëm. Ndaj thojini stop trukimit dhe largoni jashtë organizmit tuaj të gjitha papastërtitë. Ndoshta nuk do të jeni perfekte, por e sigurt është se do të jeni më të shëndetshme.

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix1 ditë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix1 ditë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix1 ditë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore1 ditë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix1 ditë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix1 ditë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske2 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix2 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook