Lidhu me ne

Mix

Ja disa mënyra për të flirtuar pa thënë asnjë fjalë

Ka disa mënyra se si mund të flirtosh me mashkullin që të pëlqen, po ashtu, një djalë mund ta joshë një vajzë shumë kohë para se ta përshëndesë atë në kafene.

Joel Wade, Ph.D., një profesor psikologjie në Universitetin Bucknell, ka thënë se që të arrish rezultatet që do duke flirtuar, e gjitha ka të bëjë me ushtrimin e gjuhës së trupit.

Hapu

Burrat që nuk i kryqëzojnë duart shihen si më tërheqës, aktivë, bindës, zbulon një studim i botuar në Evolution and Human Behavior. Shmang qëndrimet që do e tkurrnin ose do e mbyllnin trupin, thotë Wade. Në vend të kësaj, ulu ose qëndro me këmbët hapur dhe bërrylat të shkëputur nga trupi.

Zër më shumë vend

Ulu në tavolinë me një krah të mbështetur te shpina e karriges tjetër, ose mbështetu në banak me krahët e ndara. Këto lëvizje përcjellin idenë e kontrollit të vetes dhe hapësirës fizike, ka zbuluar studimi i Wade. Gratë e interpretojnë këtë si shenjë dominance, një tipar i rëndësishëm për të rritur potencialin tërheqës te një mashkull.

Buzëqesh me karar

Për gratë, nëse qesh shumë, është një shenjë feminiliteti dhe droje, të dyja cilësi që të ulin pikë, sipas një studimi të botuar në Emotion. Sigurisht ti nuk ke pse rri i ngrysur. Gratë joshen nga tipat që duken të qejfit dhe të komunikueshëm, thotë Wade. Thjesht përmbaje ngërdheshjen konstante.

Prek shokët e tu meshkuj

Kap shokun tënd dhe rrihi shpatullat. Prekja e shokëve meshkuj, me limit sigurisht, sinjalizon një staus social dhe dominancë, të cilin gratë e kanë qejf, thotë studimi në Social Behavior and Personality.

Prek fytyrën tënde

Çdo dy minuta, fërko nofullën dhe tërhiq mjekrën. Kjo do të tërheqë vëmendjen në tiparet e tua mashkullore, thotë Wade.

Pjesa e poshtme e fytyrës ka të bëjë drejtpërdrejtë me nivelet e testosteronit. Edhe nëse nuk ke një nofull të fortë, nëse e tërheq vëmendjen aty, kjo të bën më tërheqës.

Kopjo lëvizjet e saj

Imito lehtësisht mënyrën si ajo lëviz apo si mban gotën. “Të imitosh sjelljen e tjetrës, mund të të bëjë më tërheqës për atë person”, thotë Wade. Por mos e tepro. “Të imitosh shumë, apo me saktësi, mund të ketë efektin e kundërt.”

Luaj me sytë

Burrat që shikojnë më shpesh rreth e rrotull kanë më shumë mundësi që të ndeshin sytë e një femre dhe femrat u përgjigjen më shumë atyre djemve me të cilët kanë shkëmbyer shikime, thuhet në studimin e Wade.

Kështu që një herë në ca minuta, kalo sytë rreth e rrotull në vendin ku ndodhesh, duke u siguruar që të ndalesh pak te ajo, kur ta bësh këtë. “Ti dëshiron të kapësh shikimin e saj, por nuk do që ai të jetë shumë intensiv,” thotë Wade. Po t’ia ngulësh sytë mund të dukesh shumë agresiv, apo dhe i çekuilibruar, thotë ai.

Tani prit për shenjat e saj

Nëse i ke luajtur të gjitha letrat e tua sipas rregullave, ajo do të dërgojë sinjalet që tregojnë që është e interesuar.

“Shiko nëse ajo prek flokët ose i ngec pas veshit kur të sheh,” thotë Wade.

Edhe më mirë: Shiko nëse ajo ngre vetullën kur ti e sheh për herë të parë në sy. “Ky është një tregues shumë i mirë që ajo të paktën është e hapur për të mësuar më shumë për ty.”

Por kujdes, nuk do të thotë që do të bëjë seks me ty!

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix7 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix7 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix7 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix8 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix8 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix8 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix13 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix13 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix13 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook