Lidhu me ne

Mix

Këto janë 4 maskat që do i japin fund çdo problemi të lëkurës tuaj

Ju ndodh shpesh që të zgjoheni në mëngjes dhe të shikoni se diçka nuk shkon me fytyrën tuaj. Mbase keni shtim të puçrave, acarim aknesh, tharje fytyre, rrudha, dhe kjo gjë ju shton mërzinë.

Me siguri në ato momente keni menduar se është fundi ose keni bërë me mendje llogarinë e të gjitha kremërave dhe trajtimeve të shtrenjta që ”mund” t’ju ndihmojnë në një rast të tillë, por në të vërtetë zgjidhja është shumë më e thjeshtë se kaq. Ju sjellim për ju 4 zgjidhje, 4 maska të shpejta që ndihmojnë lëkurën tuaj në çdo kohë.

1.Si të eleminoni qimet në pjesën e sipërme të buzës

Qimet e bezdisshme që rriten në pjesën e sipërme të buzës nuk janë aspak estetike dhe këtë e dinë më së miri femrat. Mënyra më e shpejtë që ju vjen ndërmend për t’i hequr është piskatorja, por kështu rrezikoni jo vetëm që të pickoni mishin, por mbi të gjitha të këpusni qimen. Maska e mëposhtmë është zgjidhja që ju duhet.

 
Përbërësit: 1 filxhan kafeje ujë, 30 gr miell qiqrash dhe gjysmë limoni i shtrydhur. Bashkoni të gjithë përbërësit në blender derisa të krijohet një pastë e trashë. Me ndihmën e një kunji pambuku lyeni pjesën e sipërme të buzës dhe lëreni të thahet për 15 minuta. Më pas hiqeni maskën me një peshqir të ngrohtë duke ushtruar forcë në anën e kundërt të qimes.

2.Maskë kundër rrudhave me limon dhe aspirinë

Për të realizuar këtë maskë ju duhen 3 aspirina dhe 3 lugë çaji me lëng limoni natyral. Thërrmoni aspirinat derisa të shndërrohen në trajtë pluhuri. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe pasi masa të jetë lidhur, aplikojeni në zonën e rrudhave poshtë syve, buzës dhe tek balli.

Lëreni të veprojë në fytyrë për 10 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të vakët. Gjithashtu mund ta ruani në ngrirje këtë maskë, duke formuar kubeta me të cilat mund të masazhoni fytyrën në çdo kohë.

3. Maskë gjallëruese me kos, mjaltë dhe aspirina

Përbërësit : 5 aspirina, 1 lugë gjelle kos natyral dhe 1 lugë çaji mjaltë. Siç e vini re edhe në këtë maskë nuk mund të mos mungonte aspirina, një produkt çudibërës i cili është një ndër përbërësit bazë të ritualit të bukurisë. Pasi të keni shtypur aspirinat, shtoni kosin natyral dhe mjaltin duke formuar një masë homogjene.

Para se të aplikoni këtë maskë duhet që të bëni një proces avulli, në mënyrë që të hapni plotësisht poret e lëkurës. Më pas aplikoni maskën në fytyrë dhe masazhojeni me lëvizje të shpejta rrethore. Në fund lani fytyrën me ujë të vakët dhe lyejeni me vaj bajamesh.

4. Maskë eksofiluese me aspirinë

Eksfolijimi është një hap shumë i rëndësishëm në mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës. Përbërësit: 3 aspirina dhe 3 lugë çaji ujë të vakët. Shtypni fillmisht aspirinat dhe bashkojini me ujin, derisa të foromohet një masë si me kokrriza.

Lani fytyrën dhe pa e fshirë akoma, aplikoni scrubin e mësipërm i cili do të depërtojë thellë në lëkurë duke hequr qelizat e vdekura dhe duke lehtësuar qarkullimin e gjakut dhe furnizuar lëkurën me oksigjen.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook