Lidhu me ne

Mix

Shenjat që tregojnë se vuani nga ankthi

Nëse prireni të shqetësoheni, ka shumë mundësi ta keni konsideruar tashmë nëse vuani apo jo nga ankthi. Por predispozita për të menduar që bota do të rrënohet nëse grisni padashje këmishën që keni veshur në punë, nuk është detyrimisht e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse keni ndonjë çrregullim të përgjithshëm me ankthin. Në fakt, ka shumë zakone të vogla të cilat më parë nuk do e kishit menduar që kanë lidhje me ankthin.

Sipas Health, është mëse normale të shqetësoheni një herë në kaq. Për shembull, të folurit në publik ose mungesa e stabilitetit financiar mund t’i bëjë njerëzit ankthiozë dhe kjo është normale të ndodhë. Për disa njerëz, nga ana tjetër, ankthi është kaq dominues, saqë u bëhet pjesë e jetës. Pavarësisht se të folurit me psikologun apo një doktor në lidhje me ankthin është hapi i parë drejt përpjekjeve, ka gjithnjë mënyra për të kuptuar nëse ankthi është në fakt shqetësimi juaj përpara se të keni lënë një takim, – raporton Living.

Nuk është shumë e lehtë të kuptohet nëse vuani nga ankthi, pasi ekzistojnë një sërë formash të tilla si, atak paniku, fobi, ankthi nga grupimet dhe nga ana tjetër njerëzit ankthiozë janë shumë-funksionalë. Por nëse keni një dyshim që mund të vuani nga ankthi, hidhuni një sy këtyre 9 zakoneve që në fakt janë shenja treguese. Nëse realisht ndiheni sikur keni nevojë të konsultoheni, lini një takim me mjekun.

1. I lini frikërat të drejtojnë gjërat që bëni çdo ditë
Sipas Reader’s Digest, të ndërtuarit të jetës sipas frikërave tuaja është një ndër shenjat e ankthit. Ata që vuajnë nga ankthi ka shumë mundësi të mos e kuptojnë pasi ndërkohë po e ndërtojnë jetën në bazë të frikërave të tyre. Ata nuk përpiqen të kuptojnë se çfarë i shqetëson apo i frikëson. Mund të ndihen mirë në përgjithësi, por në fakt shumë situata i shmangin, madje pa e kuptuar. Kështu fillon ankthi dhe vijon të shterrojë aftësinë e njerëzve për ta jetuar jetën në maksimum.

2. Ndieni simptoma fizike
Zakonisht, njerëzit e lidhin ankthin me çrregullime të shëndetit mendor siç mund të jenë: të shqetësuarit më shumë nga sa është e nevojshme, por ankthi mund të shfaqë edhe me simptoma fizike. Sipas Klinikës Mayo, simptomat e zakonshme të ankthit përfshijnë ritëm kardiak të shpejtë, djersitje të tepruar, dridhje të gjymtyrëve dhe shqetësime të aparatit tretës. Nëse përjetoni një nga këto shqetësime vazhdimisht, mund të keni një formë të padiagnostikuar të ankthit.

3. Përqendroheni në të qenurit perfektë
Ata të cilët e kanë ankthin të lidhur me ndjenjën e perfeksionit, përgjithësisht kanë pritshmëri aspak realiste në lidhje me jetët e tyre. Sipas Psychology Today, ekziston një trekëndësh vicioz mes perfeksionizmit, ankthit dhe depresionit. Kjo është praktikisht, paaftësia për ta përfunduar një detyrë pasi kërkohet vazhdimisht që të jetë perfekte.

4. Vuani nga pagjumësia
Sipas një artikulli të Reader’s Digest, kur pagjumësia fillon të bëhet e rregullt, mund të shërbejë si shenjë identifikuese e ankthit. Megjithëse nuk është e pazakontë të kesh ndonjë natë të tillë herë pas here, pasi ndodh që të përjetojmë shqetësime të çfarëdoshme në jetë, pagjumësia kronike mund të jetë ndër zakonet treguese të ankthit.

5. Nuk arrini dot të qetësoheni
Disa njerëz thjesht shqetësohen, por paaftësia për t’u qetësuar është një shenjë e ankthit, sipas SheKnows. Nëse po shqetësoheni më shumë se zakonisht dhe nuk mundeni të qetësoheni më pavarësisht rrethanave, kjo do të thotë që ka një ndryshim mes të shqetësuarit dhe të përjetuarit të ankthit.

6. Kërkoni aprovim për gjithçka
Sipas një artikulli të Bustle, ata që vuajnë nga ankthi kanë nevojë që të tjerët t’i bëjnë të mendojnë në mënyrë racionale dhe për këtë arsye kërkojnë vazhdimisht aprovim. Tipikisht, personi ankthioz ka nevojë të kuptojë që është në rregull.

7. Shqetësoheni vazhdimisht në lidhje me faktin që jeni të shqetësuar
Na thuhet vazhdimisht që e vrasim mendjen shumë për gjërat sepse është një shprehje tipike për të dalë nga situata. Por të qenurit të shqetësuar për faktin që jemi të shqetësuar është një shenjë e ankthit. Nëse harxhoni shumë kohë për të proçesuar këtë mendim atëherë realisht duhet të konsideroni shenjat e ankthit të mundshëm.

8. Keni sjellje obsesive
Sipas një artikulli të Health, disa njerëz që vuajnë nga ankthi mund të jenë diagnostikuar gjithashtu me OCD. Kjo ndodh kur mendimet tuaja obsesive shoqërohen edhe me veprime po aq obsesive, siç mund të jenë të menduarit të shprehjes “gjithçka do të jetë mirë” sërish dhe sërish ose te pastruarit pafund të duarve. Mund t’i vini re te vetja këto veprime.

9. Nuk ju mban vendi
Të reaguarit ndaj çdo zhurme të vogël mundet ndonjëherë të jetë shenjë e ankthit. Nëse ndiheni në këtë mënyrë edhe gjatë kohës suaj të relaksit, kjo mund të jetë një shenjë e çrregullimeve me ankthin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix16 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix16 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix16 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix16 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix16 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar17 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport17 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix17 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix17 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook