Lidhu me ne

Mix

Parandaloni sëmundjet vdekjeprurëse vetëm duke ndryshuar regjimin tuaj

Kanceri nuk zhvillohet brenda nate. Ka disa ushqime dhe stile jetese që do t’ju shtojnë gjasat që të mos prekeni nga ky rrezik që është bërë një ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjes sot në botë.

Konsumoni më pak ushqime të tymosura dhe turshi
Studimet kanë zbuluar se ushqimet e tymosura dhe turshitë, përmbajnë disa kimikate jo të mira. Për këtë arsye, konsumoni perime të freskëta në vend të atyre të konservuara dhe mish jo të tymosur. Shumë nga këto produkte, si të tymosurat dhe turshitë, janë tepër të përhapura në kuzhinën japoneze apo koreane, kjo është arsyeja përse një numër i madh njerëzish atje kanë kancer të stomakut.

Ndërprisni konsumin e pijeve me sheqer
Jo vetëm që pijet me sheqer kontribuojnë në obezitet dhe diabet, por ato gjithashtu rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri në pjesën e brendshme të mitrës. Sipas kërkimeve nga Universiteti i Minesotës, gratë që pinë më tepër pije me sheqer, kanë rreth 87 për qind më tepër rrezik ndaj këtij kanceri.

Hani qepë, kanë antioksidantë të fuqishëm
Kur vjen fjala për ushqime që luftojnë kancerin, qepët janë shumë të mira. Studimet tregojnë se qepët e thata apo të njoma kanë antioksidantë të fuqishëm, të cilët mbrojnë shumë kundër disa llojeve të kancerit.

Ushtrohuni dhe ecni për 30 minuta në ditë
Më shumë se 20 studime kanë treguar se gratë që stërviten kanë rreth 30 deri në 40 për qind më pak rrezik të preken nga kanceri i gjirit, krahasuar me ato që nuk stërviten. Ushtrimet ndihmojnë në uljen e nivelit të estrogjenit, një hormon që mund të ndikojë në rrezikun ndaj kancerit të gjirit. Një tjetër studim lidhi katër orë ecje në javë me ulje të rrezikut të prekjes nga kanceri i pankreasit.

Kufizoni të skuqurat dhe patatinat
Kur ushqimet janë të skuqura në temperatura të larta, formohet një përbërës që mund të shkaktojë kancerin. Kjo ndodh përgjithësisht te patatet e skuqura ose te patatinat. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtij përbërësi, shumëfishon rrezikun e kancerit.

Mos u jepni pas trupit të nxirë
Ekspozimi i gjatë ndaj diellit ka treguar se rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Por kjo mund të aplikohet edhe për solarët. Përbërësit që gjenden te kimikatet e nxirjes artificiale, mund të jenë po aq të dëmshëm. Nëse doni të shmangni çdo rrezik, atëherë mos u nxini.

Pini qumësht, kalciumi në të, ju mbron
Studimet e fundit kanë treguar se kalciumi mund të mbrojë ndaj kancerit të zorrës së trashë. Pjesëmarrësit në studime të cilët konsumonin deri në 700 miligramë kalcium në ditë, kishin 45 për qind më pak gjasa të prekeshin nga kanceri i zorrës së trashë.

Bëni kujdes për jetën tuaj seksuale
Sa më tepër partnerë seksualë të keni dhe nëse kryeni marrëdhënie të pambrojtura, aq më i lartë është rreziku që të prekeni nga disa lloje kanceri që lidhen me organet gjenitale dhe pjesët më të ndjeshme. Sigurohuni që të kryeni vaksinat e rekomanduara për të qenë sa më të mbrojtur.

Njihni avantazhet e aspirinës
Nëse doktori ju ka rekomanduar të pini aspirinë për të ndihmuar zemrën tuaj, kjo gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e trupit nga kanceri. Një studim nga Instituti Amerikan i Kancerit, zbuloi se gratë që përdornin çdo ditë aspirinë, kishin 20 për qind më pak rrezik të prekeshin nga kanceri ovarian.

Konsumoni rrush të kuq, antioksidant perfekt
Rrushi i kuq është një burim shumë i mirë i një antioksidanti që mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit në stomak, gji apo mëlçi, shkruan Shqip. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Teksasit, zbuloi se resveratroli i gjendur te rrushi i kuq, riparonte dëmin e lëkurës që çon në kancer lëkure. Të gjithë llojet e rrushit janë të mirë, por ai i kuq ka më tepër nivel të antioksidantit të dobishëm.

Pini një gotë birrë ose verë në ditë
Alkooli ju mbron kundër bakterit që shkakton ulcerë dhe që mund të çojë në kancer stomaku. Një studim nga Universiteti Kuins në Belfast, zbuloi se sasia e moderuar e verës ose birrës, ndihmon shumë kundër infeksioneve. Megjithatë, mos e tejkaloni normën “e moderuar”.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix22 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix22 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix22 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix22 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix22 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix22 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix22 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix23 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar23 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook