Lidhu me ne

Mix

Infeksionet vaginale lidhen me ushqimet që konsumoni

E dinit se të paktën 75% e femrave kalojnë të paktën një infeksion të tillë në jetën e tyre? Përafërsisht e njëjta përqindje edhe për rastet bakteriale. Sado e çuditshme të tingëllojë, ka disa ushqime të cilat krijojnë një mjedis të shëndetshëm në zonën e organeve gjenitale tek femrat dhe mundësojnë një ‘funksionim’ siç duhet.

Por, mbani mend që disa herë, gati çdo herë, çfarë ka në pjatën tuaj është çelësi i një shëndeti të mirë.

Organi gjenital femëror ka një Ph acid natyral, i cili mban larg infeksionet që gjithçka të jetë në rregull.

Kjo është një listë me ushqimet që kanë një impakt pozitiv në shëndetin tuaj gjenital:

Lëng boronice të kuqe
Ky lëng është i mbushur me komponentë acid, të cilët ndihmojnë në luftimin e baktereve të këqija, gjithashtu ndihmon edhe në rastet e infeksioneve të traktit urinar. Mbani mend të pini një lëng të tillë bio dhe jo të shtuar me sheqer siç mund të shiten në market, – raporton Telegrafi.

Kos
Kosi përmban të njëjtat baktere ‘të mira’ që vagjina juaj ka nevojë për të mbajtur një nivel Ph të shëndetshëm. Kërkoni për kos të shëndetshëm dhe me kultura të gjalla e aktive.

Hudhër
Hudhra është e njohur për cilësitë e saj antibakeriale ashtu si edhe ato antikërpudhë. Ta hani atë të pagatuar është më mirë, por mund edhe ta konsumoni në formë kapsulash. Mund edhe ta vendosni direkt në zonën gjenitale në rastet e infeksioneve.

Çokollatë e zezë
Po, çokollata! Drejtohuni tek ato me përmbajtje të lartë kakaoje, sa më të zeza aq më mirë. Studimet tregojnë se femrat që konsumojnë të paktën një copë të tillë në ditë, kanë një shëndet më të mirë seksual.

Ujë
Sigurisht që çelësi i jetës do të ishte në këtë listë. Membranat mukoze vagjinale kërkojnë sasi të mëdha uji. Për një shëndet të mirë, ju duhet të hidratoheni. ‘Dëgjoni’ trupin tuaj, nuk ka një numër magjik sesa ujë ju duhet të pini në ditë. Ju doni një urinë gati gati pa ngjyrë, pa aromë. Uji ndihmon në lubrifikimin e zonës vagjinale si dhe ndihmon në largimin e aromave.

Fruta dhe perime të freskëta
Doni më pak dhimbje menstruale, lëkurë më të mirë, orgazëm më të lehtë? Mbani një dietë ushqyerje që përmban një variatet vitaminash dhe mineralesh. Jeshillëqet duhet të konsumohen me bollëk. Ato influencojnë në qarkullim dhe parandalojnë tharjen vagjinale. Avokadot janë një tjetër stimulant i këtij qëllimi. Të pasur me B6 dhe potas ato kontribuojnë në shëndetin e mureve vaginal.

Fara dhe të thata
Vitamina E ndihmon në parandalimin e dehidratimit të kësaj zone, e mund të gjendet në shumicën e farave apo të thatave, si edhe në vajin e derivuar prej tyre. Bajamet apo farat e kungullit janë të pasura me zink, minerali thelbësor i cili rregullon ciklin menstrual dhe ndihmon në luftimin e dehidratimit dhe irritimit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook