Lidhu me ne

Radar

Berisha: SPAK është bërë SKAPI. Ja çfarë ndodhi në darkën Basha, Veliaj dhe Balla

Ish-Kryeministri Sali Berisha e lidhi publikimin e të dhënave sensitive të qytetarëve me takimin e zhvilluar 3 ditë më parë, të ndërmjetësuar nga Irfan Hysenbelliu, kanë darkuar bashkarisht Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Taulant Balla.

Berisha tha se ata u përpoqën ta paraqesin si ngushëllim, por në fakt ishte një darkë.

“Kanë pirë raki skrapari, madje e kanë tharë shishen”, u shpreh Berisha. Sipas tij, ata kanë shkuar fshehurazi, Irfani u përpoq ti maskonte, por prapë i dekonspiroi.

“Irfani u bë si Nar Koka, në darkën e ngjalave, dhe i bashkoi të tre bashkë. Darka i kushtoi bashkëpunimin mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës dhe hedhja në treg e të dhënave sensitive, ka lidhje me largimin e vëmendjes nga skandali i inceneratorëve, nga kjo darkë sekrete, nga skandale të tjera”, tha Berisha.

Sipas tij, këta përdorën metodën e plasjes së bombës në fjalë, për të shuar ato skandalet apo zhurmën e shkarkimit të Lulzim Bashës nga 44 mijë anëtarët e PD.

Berisha tha se e gjithë kjo ndodh pasi ata e dinë që në këtë vend nuk ka drejtësi, pasi SPAK është bërë SKAPI.

“Nëse në një vend tjetër do të kishte ndodhur ky skandal, Kryeministri do kishte ikur me ceremoni. Unë vetë do të jepja dorëheqjen”, tha Berisha.

Sipas tij, grupet kriminale nuk kanë më nevojë të paguajnë për shënjestrat e tyre, tani i kanë në tabela.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook