Lidhu me ne

Mix

Si të kuptoni secilën shenjë te horoskopit nëse ka rënë në dashuri

Çdo shenjë e horoskopit dashuron në mënyrën e vet, por çfarë i bën ato të “çmenden” dhe të “lënë kokën” pas dikujt?
Zbulo më poshtë se i dashurohet çdo shenjë e horoskopit:

DASHI (21 Mars – 20 Prill)
Shenja e dashit dashurinë do ta provojë para se t’i lejojë vetes të dashurohet me dikë pa e njohur mirë. Nëse dashi pëlqen dikë, atëherë do ta ftojë e do të dëshirojë të kalojë kohë dhe vetëm pasi ta ketë ndenjur nga afër me atë person, atëhere merr vendimin nëse ja vlen të krijojë një lidhje dashurie apo jo.

DEMI (21 Prill – 20 Maj)
Shenja e demit dashurohet me shumë pasion dhe dashuria e tyre në përgjithësi ndodh “me shkim të pare”. Por nga ana tjetër ata janë shumë të dhënë pas shtëpisë dhe familjes, por vendimin për hapin e rëndësishëm e hedhin me mendje e jo me zemër, vetëm pasi të kenë analizuar mirë situatën dhe gjendjen socio-financiare të partnerit nga “A deri në Z”.

BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)
Binjakët janë ndër shenjat më pasionante të horoskopit. Ata dashurohen në mënyrë shumë impulsive por ndodh që zhgënjehen dhe lodhen shpejt nga partneri pasi e kanë idealizuar më tepër seç duhet. Dhe ndodh që pas shumë eskperiencave afat shkurtra, binjakët e gjejnë dashurinë e tyre të vërtetë tek dikush që askush nuk mund ta merrte me mend dhe me të cilin janë gati të kalojnë gjithë jetën.

GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)
Gaforrja e ka shumë frikë dashurinë, pasi nuk dëshiron për asnjë arsye në botë ti prishet qetësia dhe komoditeti me të cilin janë mësuar. Por kur dashurohen, gaforret humbasin kokë e këmbë dhe kujdesen shumë për partnerin e tyre dhe për ta mjafton që mos t’ju mungojë asgjë nga jeta e mëparshme prej beqari/eje që të vendosin të hedhin hapin e tyre të rëndësishëm.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)
Shenja e Luanit e ka në karakter të ndihet i/e dëshiruar nga të tjerët dhe do ti bëjë të gjithë të çmenden pas tij/saj. Prandaj edhe kur dashurohen ata nuk mund ta pranojnë lehtësisht dhe hapur këtë fakt dhe bëjnë çmos që të jetë pikërisht partneri ai që do dashurohet me ta dhe do t’ju bëjë i pari propozimin.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)
Për virgjëreshën dashuria është shumë e rëndësishme dhe për të ajo ose duhet të jetë ashtu siç duhet dhe sipas idealeve ose më mirë mos të jetë fare. Prandaj të lindurit e shenjës së virgjëreshës e analizojnë mirë personin që ju pëlqen dhe nëse ai/ajo i përshtatet standarteve dhe idealeve të krijuara në imagjinatën e tyre, atëherë ata lidhen me dashurinë e tyre deri në fund të jetës. Por nësë virgjëresha kupton se personi me të cilin janë dashuruar është larg pritshmërive, ateherë e largojnë menjëherë nga vetja pa u penduar.

PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)
Peshoret në përgjithësi bien në dashuri më tepër për shkak të vet idesë së të qënit të dashuruar se sa për shkak të vet personit. Atyre ju pëlqen romanticiteti, darkat me qirinj por janë shumë të pavendosur kur bëjet fjala të fillojnë një lidhje serioze. Dhe kur e shohin se situata “po nxehet” mundohen të zhduken pasi nuk duan impenjime të cilat mund ti lëndojnë. Tek ta mund të afrohet vetëm dikush që I bën atyre të kuptojnë se bota e tij/saj nuk do të shkatërrohet edhe nëse ata do të rrinë bashkë apo nëse mes tyre do të krijohet një lidhje serioze.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)
Akrepat janë tipa që nëse dashurohen me dikë, ata dashurohen “deri në vdekje”. Pra për ta dashuria është një dhe e vetme e nëse e gjejnë nuk e lëshojnë më kurrë. Madje edhe nëse fati nuk e sjell në mënyrë të tillë që të lidhin jetën me personin e tyre të zemrës, ata nuk dashurohen më kurrë me askënd tjetër por i qëndrojnë besnikë dashurisë së tyre të parë dhe të vërtetë.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Shenja e shigjetarit është gjithnjë në kërkim të dashurisë ideale dhe të pasionit të papërmbajtur. Prandaj atyre anjëherë nuk ju mbushet mendja për askënd para se të kenë bërë kërkime të detajuara për personin që ju pëlqen dhe para se të kenë zbuluar çdo gjë lidhur me të dhe nëse ai/ajo nuk i përshtatet idealeve, ateherë nuk i lejojnë vetes të dashurohen. Ata do të vazhdojnë të kërkojnë deri sa të gjejnë “shpirtin binjak” e nëse ideali nuk duket në horizont, atëherë ata vendosin se dashuria e vërtetë nuk ekziston dhe së ajo gjendet vetëm në përralla.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)
Shenja e Bricjapit nuk dashurohet kurrsesi “me shkim të parë”, po ashtu si shumë gjëra në jetë përpiqet që edhe dashurinë ta kontrollojë dhe ta planifikojë. Shigjetari bën një listë të detajuar të të gjitha cilësive që duhet të ketë partneri ideal dhe nëse dikush i ka ato cilësi, atëherë i lejon vetes të ndihet më i/e lirë dhe të dashurohet “kokë e këmbë” më personin “e duhur”.

UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)
Shenja e ujorit pothuajse nuk dashurohet fare, për vet faktin se “dashurohet” me çdo gjë. Për ta bota është shumë e bukur dhe në çdo gjë e në çdo kënd ata arrijnë të gjejnë diçka unike.Madje ndodh që edhe pse mund të ndërtojnë jetën me dikë, nuk arrijnë dot ta kuptojnë apo ta pranojnë se janë dashuruar. Ata e pranojnë se janë vëtetë të dashuruar vetëm kur mund të kenë kaluar shumë vite.

PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)
Peshqit janë ndër ato shenja të cilët janë gjithnjë në kërkim të dashurisë pasi pa dashuri ata ndihen në kuptimin e mirëfilltë të fjalës “si peshku pa ujë”. Por dashuria për ta nuk është diçka që zgjat gjithë jetën, është më tepër pasion dhe ndjenjë romantike prandaj nuk e kanë shumë problem të krijojnë “romanca” edhe pse mund të jenë në një lidhje serioze me dikë

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook