Lidhu me ne

Mix

Cilës shenje horoskopi i përkasin personat më të suksesshëm në botë?

Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me astrologjinë, me siguri që janë kurioz të lexojnë për shenjat e horoskopit të disa personave të famshëm dhe të krahasojmë tiparet që i lidhin me ata.

Shigjetari dhuron bukuri, Virgjëresha i jep një personi një pamje më rinore, Bricjapi është ambicioz dhe i orientuar në biznes, Akrepi lind duke ditur sekretet e lindjes dhe të vdekjes, imagjinata e Peshqve mund të krijojë prozën dhe poezinë më delikate…

Mark Zuckerberg
14 maj 14 1984
Demi, ka dhunti një forcë inovative të pabesueshme dhe është këmbëngulës të arrijë qëllimet e tij në jetë.

Ronaldinho
21 mars 1980
Deshët janë një nga njerëzit më të shoqërueshëm, në mesin e tërë shenjave të horoskopit.

Marilyn Monroe
1 qershor 1926
Binjakët kanë një padurim të dukshëm, një dashamirësi të menjëhershme; lëvizje të shpejta, por të këndshme.

Barack Obama
4 gusht 1961
Mashkulli i shenjës së Luanit është me të vërtetë një mbret. Ai ka nevojë të madhe për të komanduar dhe për t’u dashur maksimalisht nga ata që ai i sundon.

David Beckham
2 maj 1975
Demi tërhiqet fuqishëm nga gjinia e kundërt, por ndjekjet agresive për ta arritur çdo lloj kënaqësie, nuk bëjnë pjesë në manualin e tij.

Angelina Jolie
4 qershor 1975
Ju nuk keni nevojë pse të hiqni dorë nga ëndrra juaj romantike për vajzën e dëshirave tuaja të fshehura. Thjeshtë, martohuni me një vajzë të shenjës së Binjakëve.

Sigmund Freud
6 maj 1856
Logjika nuk hyn shumë në punë, kur doni të zgjidhni enigmën rreth një simboli të fortë dhe maskilist si Demi.

Princesha Diana
1 korrik 1961
Gaforret nuk kёrkojnё me domosdoshmёri qё tё jenё nё qendër të vëmendjes, por kanë një sens të çuditshëm ndaj publicitetit.

Lionel Messi
24 qershor 1987
Gaforret janë të suksesshëm dhe kanë rezultate të mira kur lihen vetëm. Në jetë ecin me devizën “unë i pari”…

Roger Federer
8 gusht 1981
Luani është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe nuk zhgënjehet lehtë nga zmbrapsja.

Nëna Tereze
26 gusht 1910
Të qenët i saktë, organizativ, i gjindshëm dhe i dobishëm, është natyra e dytë e Virgjëreshës.

Michael Jackson
29 gusht 1958
Nga pamja e jashtme, Virgjëreshat duken të qeta dhe të kontrolluara, por nga brenda, mendja e tyre është si një vullkan aktiv, duke analizuar në mënyrë të përpiktë dhe duke organizuar gjërat rreth tyre.

Hillary Clinton
26 tetor 1947
Femrat nën shenjën e Akrepit, janë të qeshura por, sensibile dhe të matura në të njëjtën kohë. Shpesh marrin vendime që për të tjerët është e paarritshme.

Rafael Nadal
3 qershor 1986
Binjakët janë mendimtar të shpejtë dhe shumë energjik.

John Lennon
9 tetor 1940
E drejtuar nga planeti i Venerës, Peshorja ka natyrë romantike dhe di të bëjë të tjerët për vete.

Aishwarya Rai Bachchan
1 nëntor 1973
Akrepi ka synim yjet dhe nuk pushon derisa i përmbushë të gjitha qëllimet e tij. Është burim i fuqisë dhe ndikimit.

Bill Gates
28 tetor 1955
Akrepi mund të bëjë pothuajse çdo gjë që dëshiron të bëjë. Misteret magjepsim mendjen e tij brilante.

Brad Pitt
18 dhjetor 1963
Meshkujt nën shenjën e Shigjetarit janë fortë të interesuar për filozofi dhe religjion. Nuk ka ndalesa apo hezitime për të.

Dukesha e Cambridge
9 janar 1982
Bricjapi është i njohur për posedimin e nivelit të lart të qetësisë dhe rrallë shqetësohet nga detyrat që i dalin.

Steve Jobs
24 shkurt 1955
Peshqit kanë dëshirë të mbështeten tek intuita e tyre, kur është fjala për vendime të rëndësishme.

Pelé
23 tetor 1940
Si mundet dikush me të tillë vetë-kontroll, të jetë kaq pasionant, aq më tepër kaq i rrezikshëm sa Akrepi.

Albert Einstein
14 mars 1879
Imagjinata është një nga karakteristikat e tyre kryesore dhe meshkujt në shenjën e Peshqve. Një baticë në punën e tyre, është sinonim me mundësitë.

Cristiano Ronaldo
5 shkurt 1985
Inteligjenca është një nga atributet kryesore të tyre. Ujori është më i prirur të diplomojë, të marrë grada dhe dekorata, më shumë se çdo shenjë e horoskopit.

Jennifer Aniston
11 shkurt 1969
Femrat nën shenjën e Ujorit e urrejnë negativitetin në vete dhe kanë qejf të kënaqin njerëzit.

Justin Bieber
1 mars, 1994
Peshqit ndonjëherë kanë tendenca të ikjes dhe të lënë fajin dikujt tjetër, nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix6 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix6 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix6 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix6 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix6 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix7 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix7 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar7 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook