Lidhu me ne

Mix

Ndikimi i hënës në horoskop, ja çfarë fsheh ajo për çdo shenjë të zodiakut /Pjesa 2

Ana jonë e pandërgjegjshme, irracionale, emocionale, zbulohet mirë edhe nga shenja hënore, ana tjetër e sjelljes “diellore”, që shfaqim në publik dhe në qetësi. Mund të thuhet se, ndërsa shenja jonë përfaqëson sjelljen tonë sociale dhe ndikimin, mënyrën se si ne u shfaqemi të tjerëve, pozicioni i Hënës në shenjën e lindjes, ose shenja hënore, përfaqëson hapësirën e emocioneve, shqisën e gjashtë, “ndjesinë e lëkurës”, me të cilën marrim mesazhe të pashpjegueshme dhe jo të provueshme racionalisht. Me pak fjalë, ky është personaliteti më i fshehur, më i lashtë lashtë dhe instiktiv. Njohja e Hënës së partnerit, përveç tonës, mund të jetë gjithashtu e dobishme për të identifikuar aspekte të marrëdhënies që është e vështirë t’i kuptosh racionalisht, si për shembull arsyeja në dukje e pakuptueshme, pse një marrëdhënie është e qëndrueshme, përtej dallimeve të qarta. Ose e kundërt. Në qoftë se i humbët 6 shenjat e para mund t’i lexoni https://www.podiumi.com/2021/12/25/ndikimi-i-henes-ne-horoskop-ja-cfare-fsheh-ajo-per-cdo-shenje-te-zodiakut-pjesa1/
Hëna tek Peshorja
Imazhi që ju keni për veten është gruaja e përsosur. E patëmetë në çdo detaj, në një ekuilibër të përsosur mes të shfaqjes, substancës, sjelljes, reagimeve. Ndjeshmëria juaj duhet të jetë gjithmonë e theksuar, të shfaqet,të vlerësohet, por me thjeshtësi dhe maturi, sepse në qoftë se ka ndonjë gjë që e urreni, ai është vulgariteti. Gjithmonë përpiqeni për të mbajtur emocionet nën kontroll, për të nxjerrë vetëm ato pozitive dhe të pranueshme shoqërisht: për shkak se ju doni mbi të gjitha të jeni dhe të ndjeheni të dashura, ndoshta nga të gjithë.

Hëna tek Akrepi
Ju jetoni intensivisht dhe plotësisht dimensionin erotik të vetes tuaj të brendshme. Jeni mishërimi i sensualitetit, shkaktoni tërheqje për të cilat jo gjithmonë jeni të vetëdijshme. Joshëse, tërheqëse, pushtuese, ju dini të lidheni në planin seksual si asnjë tjetër, sikur të keni studiuar një mijë vjet. Për ju kjo është e natyrshme. Emocionet tuaja janë më të thella dhe shpesh janë shkatërruese, si një përmbytje: në të vërtetë ju nuk bëni asgjë për t’i frenuar, sepse në thelb ju pëlqen të trullosni të tjerët me forcën e ndjenjave tuaja

Hëna tek Shigjetari
E juaja është një ndjeshmëri e gëzueshme, e lirë, pa kufij. Ju jeni gruaja-shoqëruese, në gjendje për të ndarë përvojat dhe aventurat me miqtë, të dashurit, bashkëshortët dhe familjen, në mënyrë të barabartë. Sepse lidhjet të rrijnë gjithmonë ngushtë, ashtu si dhe kufizimet. Ju doni të jetoni jetën tuaj të brendshme në të gjitha mundësitë e saj dhe në të gjitha aspektet e saj. Pa kufij të çdo lloji. Emocionet tuaja janë të forta, intensive, por vështirë se hedhin rrënjë, apo të ndikojnë në zgjedhjet tuaja. Nuk i mbani: edhe në këtë drejtim, doni të jenë të lira.

Hëna tek Bricjapi
Ju jeni personifikimi i besueshmërisë, shtylla kurrizore e çdo situate, nga familja tek puna e tek shoqëria. Stabiliteti është motoja juaj: nuk jepni hapësirë për lëkundje, shmangie, shtesa. E juaji është një ndjeshmëri e kohërave të shkuara, matriarkale dhe drejtuese, e aftë për të marrë përsipër përgjegjësitë e botës, kur këto shkojnë dorë për dore me pushtetin. Ju keni kontrollin e emocioneve dhe nuk i lini të shfaqen, sepse nuk duhet të ndërhyjnë në objektivat tuaja.

Hëna tek Ujori
Bota juaj e brendshme është një fakt i jokonvencionales. Ju jeni kundër traditës, kundër rregullave, kundër zakoneve. Si grua ju jeni e paparashikueshme dhe ju mund të kaloni nga ndjenja më intensive, e shfaqur hapur, deri tek mbyllja në vetvete. Kjo nuk ka të bëjë me seksualitetin tuaj, por ka shumë të bëjë me bukurinë tuaj tronditëse, e si pasojë fituese. Ju dëshironi që të jeni e lirë për të shprehur ndjenjat tuaja si dhe dëshirat më të mira: kështu që nuk e lini veten të dominoheni nga emocionet apo të udhëhiqet nga instinkti.

Hëna tek Peshqit
Ndjeshmëria juaj është e madhe dhe e padiskutueshme. Përfshirëse dhe e pakapshme në të njëjtën kohë. Dukeni e pambrojtur dhe e lëkundur, edhe kur në fakt jeni e fortë si një kapiten. Por është ky imazh që ju transmetoni, që magjeps. Dukeni e brishtë dhe në mbrojtje, por pastaj provoni të pakapshmen dhe shpesh të pakuptueshmen. Me fjalë të tjera, jeni absolutisht e papërmbajtshme. Emocionet tuaja janë të forta, tronditëse: ato vërshojnë si një lumë në përmbytje.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook