Lidhu me ne

Mix

Ndikimi i hënës në horoskop, ja çfarë fsheh ajo për çdo shenjë të zodiakut / Pjesa1

Ana jonë e pandërgjegjshme, irracionale, emocionale, zbulohet mirë edhe nga shenja hënore, ana tjetër e sjelljes “diellore”, që shfaqim në publik dhe në qetësi. Mund të thuhet se, ndërsa shenja jonë përfaqëson sjelljen tonë sociale dhe ndikimin, mënyrën se si ne u shfaqemi të tjerëve, pozicioni i Hënës në shenjën e lindjes, ose shenja hënore, përfaqëson hapësirën e emocioneve, shqisën e gjashtë, “ndjesinë e lëkurës”, me të cilën marrim mesazhe të pashpjegueshme dhe jo të provueshme racionalisht. Me pak fjalë, ky është personaliteti më i fshehur, më i lashtë lashtë dhe instiktiv. Njohja e Hënës së partnerit, përveç tonës, mund të jetë gjithashtu e dobishme për të identifikuar aspekte të marrëdhënies që është e vështirë t’i kuptosh racionalisht, si për shembull arsyeja në dukje e pakuptueshme, pse një marrëdhënie është e qëndrueshme, përtej dallimeve të qarta. Ose e kundërta…

 
Hëna tek Dashi
Juaji është një emocion i plotë, diellor, që e shpreh në mënyrën më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë. Në zgjedhjet tuaja si një grua jeni e vendosur, nuk keni dyshime apo pasiguri, atë që ju dëshironi, e dëshironi. Dhe e merrni. Përdorni feminitetin si armë, ndoshta e paduhura, por gjithësesi një armë. Nuk ndjeheni e dytë ndaj askujt, jeni gjithmonë e gatshme për të luftuar për atë që besoni se ju përket. Ju jeni trime, e guximshme kur vjen puna për t’u realizuar, nuk i merrni dorën askujt. Ndjeshmëria juaj është e menjëhershme, epidermik, merrni zjarr për çdo gjë dhe reagoni në të qindtën e sekondës.

Hëna tek Demi
Ju jeni një grua tamam, shpesh herë gjarpëruese dhe mikpritëse. Ju mund të shprehni emocionet tuaja në nivelin më të lartë, në kujdesin e trupit, erosit, në kënaqësinë në përgjithësi. Merrni por edhe ktheni, sepse për ju, të jesh i ndjeshëm, do të thotë që edhe t’u japësh të tjerëve, të kujdesesh për ta, për mirëqenien e tyre. Jeta juaj e brendshme është e thellë, intensive, por gjithmonë shumë e kontrolluar, sepse elementi Tokë pengon që t’u jepni formë emocioneve në mënyrë flagrante.

Hëna tek Binjakët
Ju jeni eklektike në manifestimin dhe të jetuarit e botës suaj të brendshme. Për ju, argëtimi maksimal është të ndryshoni, gjithmonë në vende të ndryshme, si grua, në veshje, në aktrim. Ju kurrë nuk e keni veten për të mirëqenë, jeni diçka që mund të magjepsë por edhe të frikësojë, sepse ju nuk jeni një grua e vetme, por jeni shumë gra në të njëjtën kohë. Ndjeshmëria juaj është e filtruar nga arsyeja, ajo që ju mendoni duhet të deshifrohet dhe shpjegohet në terma racionalë: Shkëputja juaj nga emocionet është baza e sensit tuaj të mrekullueshëm të humorit.

Hëna tek Gaforrja
Ju jeni mishërimi i nënës, brendësia e përsosur. Ndjeshmëria juaj është e njohur, jetoni çdo ditë një përqëndrim emocionesh e ndjenjash, që ju ngre lart dhe ju ul poshtë si një karusel, duke ju bërë të ndryshojë humorin nga ora në orë. Dhe duke qenë se jeni grua, çdo gjë duhet të vërtitet përreth jush, duhet të shkojë si doni ju, si vendosni ju. Emocionet janë kali juaj i betejës, ju e dini mirë se si të ngjallni ndjenja tek tjetri, dhe si të manipuloni të tjerët, në avantazhin tuaj.

Hëna tek Luani
Ndjeshmëria juaj është si një pasqyrë në të cilën ju shikoheni dhe admiroheni, pothuajse si njerka e Borëbardhës. Ju jeni të sigurta që jeni më e bukura prej tyre, por doni që t’ju shohin, për ta konfirmuar. Adhuroni të shkëlqeni, dhe shpesh e bëni në kuptimin real të fjalës, me bizhuteri apo stoli që bien shumë në sy. Emocionet tuaja janë gjithmonë të ekzagjeruara, zhurmëmëdha, të menjëhershme: ajo që ju dhemb më shumë është nëse nuk merreni në konsideratë. Një mëkat i pafalshëm në sytë tuaj, që mund t’ju shtyjë të bëni skena epokale.

Hëna tek Virgjëresha
Bota juaj e brendshme është një botë e përkushtuar për shërbim. Të qënit e ndjeshme, për ju, duhet të ketë një qëllim, një dobi. Duhet të shërbejë, së pari për veten tuaj, të dini se ku qëndroni, cili është roli juaj në jetë, cilin pozicion hierarkik duhet të zini. Së dyti, duhet t’u shërbejë të gjithëve, si shembull për rendin dhe bonsensin. Emocionet tuaja janë gjithmonë të kontrolluara, të filtruara, të testuara, të vendosura në vendet e duhura. Ato nuk duhet të ndërhyjnë në jetën tuaj, nëse nuk është absolutisht e nevojshme, nuk duhet t’ju kufizojnë në asnjë mënyrë

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook