Lidhu me ne

Mix

A e dëmton beben përdorimi i celularit nga nënat shtatëzëna?

Sot, është bërë gati e pashmangshme që të jetojmë pa celular, por shtatzënat nuk duhet harruar se rrezatimi u hap rrugë rreziqeve të ndryshme.

Tash kur jeni shtatzënë, jeni shumë herë më e kujdesshme se çfarë barna merrni, kërkoni informacione se cilat ushqime rekomandohen dhe cilat duhet të evitohen gjatë shtatzënisë, a rrezikohet bebja nëse ju vazhdoni të punoni etj.

Ndonjëherë shtatzënat bëjnë edhe pyetje tjera për të qenë të sigurta se nuk do t’i bëjnë dëm bebes të cilën e kanë brenda vetes, për shembull duan të dinë se a mund t’i ngjyrosin flokët gjatë shtatzënisë. a mund të lahen në pishinë, a mund të ngasin biçikletën, a mund të skijojnë etj.

Por, një pyetje të cilën e bëjnë shtatzënat gjithnjë e më shpesh është se a rrezikohet bebja nëse ajo përdor celularin?

Shtatzënat zakonisht janë shumë të kujdesshme dhe nuk përdorin barna, zgjedhin ushqimet dhe pijet të cilat janë të shëndetshme, por harrojnë se celularët emitojnë rrezatim.

Për fat të keq nuk mund të thuhet me siguri të plotë se celularët janë të sigurt të përdoren nga një grua shtatzënë. Tek ne celularët kanë filluar të përdoren më shumë këto 10-15 vitet e fundit dhe është vështirë që të përcillen efektet e rrezatimit që emiton celulari.

Nuk mund ta mohojmë se për shumicën prej nesh celulari që e kemi është qendra e universit.

Secili prej nesh e përdor jo vetëm si telefon, por dërgon SMS, video mesazhe, kontrollon emailin, jemi në lidhje me miqtë pandërprerë, hulumtojmë në internet dhe marrim informacionet menjëherë sapo të ndodhin kudo në botë, e përdorim si fotoaparat dhe bëjmë fotografi të secilit moment të këndshëm me më të dashurit, e shfrytëzojmë për të dëgjuar muzikë, ka GPS navigacionin e shumëçka tjetër.

Celularët emitojnë rrezatim elektromagnetik jo-jonizues. Ky lloj rrezatimi emitohet edhe nga pajisjet të cilat ne i përdorim çdo ditë si për shembull televizori, kompjuteri ose mikrovala.

Rrezatimi elektromagnetik jo-jonizues është shumë më i lehtë se rrezatimi jonizues (që është rrezatimi rëntgen). Shumica e ekspertëve mendojnë se rrezatimi jo-jonizues ka pak gjasa që të dëmtojë beben brenda në mitrën e nënës.

Celularët rangohen varësisht nga shkalla e rrezatimit që emitojnë. A e dini se sa rrezatim emiton celulari që ju e keni në dorë? Ky rrezatimi quhet SAR (specific absorption rate). Vlera SAR tregon se cila është sasia maksimale e rrezatimit që absorbohet derisa jeni duke përdorur celularin.

Të gjithë celularët të cilët shiten e Evropë duhet të kenë vlerën SAR më të vogël se 2 vat/kg. Sa më e lartë që është vlera SAR e celularit tuaj aq më shumë rrezatim ju absorboni.

Vlera SAR varet edhe nga forca e sinjalit. Sa më i fortë që të jetë sinjali, aq më e ulët do të jetë SAR. Pra, është mirë që ta përdorni celularin vetëm atëherë kur ka sinjal të fortë në mënyrë që të ulet rrezatimi të cilit i ekspozoheni.

Çfarëdo që thuhet duhet edhe të faktohet dhe në këtë rast a ka fakte që celulari është i dëmshëm nëse përdoret nga një shtatzënë? Në fakt është shumë vështirë që të monitorohet ndikimi i vetëm një faktori ambiental (në këtë rast i celularit) në zhvillimin e frytit, sepse shtatzënat iu ekspozohen shumë faktorëve ambientalë dhe është vështirë që të përcaktohet efekti që mund të ketë vetëm njëri nga këta faktorë.

Është bërë një studim në Universitetin e Yale ku Dr. Hugh Taylor dhe kolegët e tij u përpoqën që të vëzhgojnë ndikimin që ka celulari në zhvillimin e frytit. Ata i morën dy grupe minjsh shtatzënë; secili grup kishte nga 42 minj.

Grupin e parë të minjve e ekspozuan celularit i cili ishte i ndezur, por ishte në “silent mode” (pra, nuk bënte zile) dhe ky celular vazhdimisht merrte sinjal.

Grupin e dytë të minjve e ekspozuan ndaj një celulari i cili ishte i ndalur dhe nuk mund të merrte sinjal. Të gjitha kushtet tjera ambientale, përfshirë edhe ushqimin dhe akomodimin ishin krejtësisht të njëjta për të dy grupet e minjve. Minjtë shtatzënë iu ekspozuan ndikimit të celularit gjatë gjithë shtatzënisë dhe pas lindjes minjtë e vegjël u përcollën derisa arritën moshën e rritur.

Krahasuar me minjtë të cilët nuk ishin ekspozuar celularit, minjtë të cilët i ishin ekspozuar ndikimit të celularit kishin mbamendje të zvogëluar, ishin më hiperaktivë dhe sipas përshkrimit të doktorit “nuk e qanin kokën për botën përreth!”.

Dr. Taylor i krahasonte sjelljet e minjve të cilët ishin ekspozuar celularit me shenjat të cilat i kanë fëmijët të cilët kanë hiperaktivitet me zvogëlim të përqendrimit (Attention Deficit Hyper-activity Disorder – ADHD ose ADD).

ADHD është diagnozë gjithnjë e më e shpeshtë e cila iu vihet fëmijëve. Për më tepër, minjtë e ekspozuar ndikimit të celularit kishin tjetër lloj aktiviteti elektrik të trurit.

Sipas pediatres nurologe Dr. Maya Shetreat-Klein rreth 11% e fëmijëve amerikanë kanë diagnozën ADHD. Poashtu, ajo thekson se çdo i pesti fëmijë diagnostikohet me sëmundje mentale. Normalisht që prindërit pyesin “pse?”, “pse e ka fëmija im këtë problem?”.

Është e kuptueshme që këto çrregullime janë shumë komplekse dhe nuk mund të lidhen me vetëm një faktor, por faktet shkencore gjithnjë e më shumë e lidhin ekspozimin brenda në mitër me këto probleme të sjelljes tek fëmijët.

Gjetje tjetër e këtij studimi ishte se ekspozimet e shkurtra nuk shoqëroheshim me ndryshime (pra ishin të ngjashme sikurse të mos kishte fare ekspozim) dhe se ndryshimet bëheshin gjithnjë e më të theksuara sa më e gjatë që ishte kohëzgjatja e ekspozimit.

Rrjedhimisht, duke kufizuar kohëzgjatjen e ekspozimit ndaj celularit shtatzëna e mbron fëmijën që e ka brenda vetes.

Si përfundim mund të themi se duhen akoma shumë studime për të dokumentuar ndikimin e celularin në shëndetin e shtatzënës dhe bebes së saj.

Me sa duket ekspozimi i frytit është i ulët, por akoma nuk dihet me siguri se si ndikon në zhvillimin e frytit.

Sot, është bërë gati e pashmangshme që të jetojmë pa celular, por ekspozimin ndaj rrezatimit mund ta ulni nëse:

  • Përdorni celularin sa më pak që është e mundur
  • Nëse është e mundur mos përdorni celularin ose dërgoni mesazhe me celular (dhe jo thirrje) ose përdorni telefonin statik për të komunikuar me dikë.
  • Bisedat bëni sa më të shkurta
  • Gjeni një vend ku sinjali është i fortë (sepse SAR do të jetë më i ulët)
  • Mos e mbani celulari mbi bark dhe përdorni kufje gjatë bisedës në mënyrë që ta mbani celularin sa më larg vetes. 

MË TEPËR

Kioske4 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar4 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore4 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix4 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix4 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar4 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix5 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix5 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix5 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook