Lidhu me ne

Sport

CR7 “snajperi” i historisë, Mbappe lojtari më i mirë. Ja lista e çmimeve për “Globe Soccer Awards”

CR7 “snajperi” i historisë, Mbape lojtari më i mirë.

Është zhvilluar të hënën pasdite në Dubai edicioni i dymbëdhjetë i çmimeve “Globe Soccer Awards”, një ceremoni ekskluzivisht e lidhur me futbollin, ku janë shpallur fituesit në kategori të ndryshme.

Ceremonia që zhvillohet që nga viti 2010, nderon me çmime jo vetëm futbollistët e klubet, por edhe të tjerë aktorë të lidhur me futbollin që veprojnë prapa kuintave e që janë shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij sporti.

Çmimet kanë qenë të shumta dhe natyrisht që aty nuk mund të mungonte as Kristiano Ronaldo.

Portugezi i ka shtuar një tjetër trofe prestigjioz muzeut të tij të mbushur plot. Ai ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në histori pasi ka kaluar shifrën e 800 rrjetave në karrierë.

Sulmuesi i Mançester Junajtidit nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni për shkak të angazhimeve me klubin e tij në Premier, por trofeun e tij e ka tërhequr menaxheri i vetë lojtarit, Zhorzh Mendesh.

Kristiano Ronaldo arriti kuotën e 800 golave në karrierë pikërisht teksa aktivizohet me “Djajtë e Kuq” në Premier Ligë.

Menaxheri i lojtarit, Zhorzh Mendesh, duke tërhequr çmimin ka thënë: “Kjo është një mirënjohje e madhe, pasi arritja e tij është e jashtëzakonshme.

Nuk është e lehtë të shënosh 800 gola, vetëm Kristiano mund ta bëjë, më i miri në botë, më i miri i historisë”. Ronaldo nga ana tjetër, nëpërmjet lidhjes me internet, ka deklaruar: “Për fat të keq, nuk ndodhem në Dubai, por duke ju falënderuar për çmimin, shpresoj të jem vitin e ardhshëm”.

MBAPE – Me mjaft interes është pritur të mësohet emri i lojtarit më të mirë. Në sprintin final i pari ka mbërritur Kilië Mbape. Ylli i PSG-së ka lënë pas Robert Levandovskin, i cili ishte edhe fituesi i edicionit të kaluar.

Duke folur pas tërheqjes së çmimit, Mbape ka falënderuar klubin e tij, PSG-në, por edhe kombëtaren franceze. “Falënderoj klubin tim dhe kombëtaren franceze për mbështetjen, por ky është vetëm fillimi, dua të shkruaj historinë e futbollit”, ka thënë ai.

DOMINON ITALIA – Italia ka qenë fituesja e madhe e trofeve në ceremoninë e zhvilluar në Dubai, me katër çmime.

Kombëtarja italiane është shpallur më e mira e vitit pas suksesit në “Euro 2020”, trajneri Roberto Mançini është shpallur më i miri i vitit, ndërkohë që Xhanluixhi Donaruma është shpallur portieri më i mirë i vitit e për të kompletuar pokerin italian Leonardo Bonuçi është shpallur mbrojtësi më i mirë i vitit, të tre protagonistë me kombëtaren “axurre” në triumfin në Angli.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook