Lidhu me ne

Sport

Mohamed Salah uron Krishtlindjet, tani rrjeti po gumëzhin nga përplasjet mbi fenë


Sulmuesi i Liverpool-it dhe i Egjiptit, Mohamed Salah ka shkaktuar mjaft zhurme në mediet sociale pasi shpërndau një mesazh për ditën e Krishtlindjes nga familja e tij.

Salah, i cili është një nga personalitetet më të mëdha të sportit mysliman në planet, ka postuar një foto të familjes së tij pranë pemës së Krishtlindjeve dhe të veshur me veshje festive.

“Gëzuar Krishtlindjet”- shkruante futbollisti 29-vjeçar krahas fotos.

Postimi i Salah mblodhi mbi 2 milionë pëlqime brenda pak orësh pasi u postua në Instagram dhe më shumë se 200 mijë pëlqime të tjera në Twitter.

https://twitter.com/MoSalah/status/1474805374884712452?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1474805374884712452%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.hashtag.al%2Findex.php%2F2021%2F12%2F26%2Fmohamed-salah-uron-krishtlindjet-tani-rrjeti-po-gumezhin-nga-perplasjet-mbi-fene%2F

Mirëpo në rrjet kishte disa që kundërshtuan sulmuesin pasi ai si mysliman supozohet të mos i festojë Krishtlindjet.

Salah u bombardua me komente në arabisht, pasi shumë besimtarë myslimanë e panë mesazhin e tij si kontradiktor me parimet myslimane dhe si një fyerje ndaj fesë së tyre.

“Ti i gjunjëzohesh atij (Zotit) të dielën nëse shënoni gol dhe festoni të dielën atë që ka një djalë.”- ishte një koment, që i referohet dallimeve midis besimeve islame dhe të krishtera.

“Ti je një lojtar i madh, një qenie njerëzore e mirë dhe Zoti të ka bekuar me para, famë dhe dashuri për njerëzit, por dije se ai që të ka siguruar të gjitha këto është në gjendje t’jua marrë ato sa hap e mbyll sytë.”– thoshte një tjetër në arabisht, koment i cili mori rreth 7 mijë pëlqime.

Disa tifozë të tij nuk mund ta kuptonin pse Salah ishte në shënjestër të urrejtjes për një mesazh të tillë urimi.

“Unë absolutisht e dua këtë. Salah është një shembull i mrekullueshëm i dikujt që krijon ura duke mos u kujdesur për zhurmën. Bota ka nevojë për më shumë si ai.”- shkruante një fans.

Kjo zhurmë e krijuar në rrjet nuk duket se ka gjasa ta shpërqendrojë Salah në fushë, ku ai ka qenë në formën më të mirë në këtë sezon. Ai e ka gjetur rrjetën 22 herë në 24 paraqitje në të gjitha ndeshjet për Liverpool-in, si dhe ka dhënë nëntë asistime.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore18 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix18 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook