Lidhu me ne

Mix

Gjithçka Nuk Duhet Të Bëni Kur Keni Temperaturë Të Lartë

nga AgroWeb

Temperatura e lartë mbi 37°C tregon gjithnjë që në organizmin e njeriut ka diçka që nuk shkon. Foto:Flickr

Temperatura e lartë mbi 37°C tregon gjithnjë që në organizmin e njeriut ka diçka që nuk shkon.

Së fundmi, në listën e problemeve të ndryshme që manifestohen me temperaturë është shtuar edhe virusi COVID-19.

Pavarësisht problemit apo infeksionit ka disa masa që secili prej nesh mund të marrë për të lehtësuar barrën e organizmit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për listën e gjërave që secili prej nesh nuk duhet të bëjë kur ka temperaturë.

Pijet e Ndaluara

Pijet alkolike, ato të gazuara dhe me kafeinë duhen shmangur plotësisht nëse keni temperaturë.

Ato shkaktojnë dehidratim dhe kur kemi temperaturë trupi ka nevojë vetëm për ujë.

Burrat dhe djemtë duhet të pijnë deri në 3 litra ujë në ditë ndërsa gratë dhe vajzat mbi 2 litra në ditë.

Veshjet e Trasha

Gjatë etheve dhe temperaturës së lartë, nuk duhet ta teproni me veshjet dhe batanijet.

Organizmi nuk ka nevojë për një burim tjetër nxehtësie sepse temperatura do të përkeqësohet.

Barnat

Ilaçet e grupit Acetaminophen (Paracetamol, Panadol, Tylenol, etj.)  janë përgjithësisht efikase në trajtimin e temperaturës.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të shtoni dozat e ilaçeve sepse mund të shkaktoni dëme serioze në mëlçi.

Të rriturit nuk duhet të marrini mbi 1,000 mg paracetamol në një herë të vetme ndërkohë që kufiri ditor është 2,000 mg.

Për fëmijët, doza duhet të jetë më e ulët dhe gjithnjë në konsultë me pediatrin.

Fëmijëve dhe minorenëve nuk u duhet dhënë aspirinë sepse mund të jetë fatale.

Oreksi

Temperatura e lartë e përshpejton metabolizmin, çka do të thotë se organizmi ka nevojë për më shumë kalori nga ushqimet.

Nëse ju nuk konsumoni ushqime me pretendimin se u ka ikur oreksi, do të dëmtoni më shumë sistemin imunitar.

Gjumi

Sistemi imunitar shpenzon shumë energji për të luftuar një infeksion gjatë ditës.

Kur njeriu është në gjumë, trupi ka të gjithë kohën e duhur për tu rimëkëmbur.

Mungea e gjumit nxit kohëzgjatjen e infeksionit apo sëmundjes.

Sasia e rekomanduar e gjumit është 7 deri në 9 orë.

Dushi Me Ujë Të Ftohtë

Uji i ftohtë mund të ulë temperaturën por për një afat shumë të shkurtër dhe më pas të shfaqen ethet.

Muskujt dhe trupi dridhet sepse përpiqet të rikthejë temperturën normale.

Në vend të ujit të ftohtë, ekspertët këshillojnë banjë me ujë të ngrohtë, por jo shumë të nxehtë.

Mos u Panikos

Fakti që mund të kesh temperaturë në këto kohë, nuk do të thotë patjetër se je infektuar me COVID-19.

Temperatura shfaqet si pasojë e një infeksioni bakterial por edhe virozash.

Konsultohuni me mjekun për simptomat dhe mos u panikoni./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook