Lidhu me ne

Sport

Kylian Mbappe: Në Janar nuk shkoj te Real Madridi por…

Kylian Mbappe: Në Janar nuk shkoj te Real Madridi por…

Kylian Mbappé do të jetë i lirë të negociojë apo të firmosë me skuadrën që dëshiron pas katër ditësh. Megjithatë, ndoshta nuk do ta dimë se cili është vendimi i tij përfundimtar, të paktën deri në përfundimin e ndeshjes së 1/8 kundër Real Madridit në Champions League.

Ky duhet të jetë plani i Mbappe për të ardhmen ku një ditë pasi u zgjodh lojtari më i mirë i vitit për Globe Soccer Awards, ylli i PSG-së foli në një intervistë në CNN në të cilën sqaroi zërat e merkatos dhe mundësinë për të kaluar te Real Madrid.

Pendohesh që i kërkove PSG-së të largoheshe në verë ? “Isha i sinqertë. Thashë atë që kisha në zemër. Unë jam shumë i lumtur që jam te PSG, Parisi është gjithashtu qyteti im. Unë jam francez… dua të fitoj gjithçka këtë sezon”.

Shanset për të luajtur për Real Madrid sezonin e ardhshëm? “Nuk është koha për të folur për të ardhmen time. Kam në mendje vetëm të fitoj ndaj Real Madrid në shkurt dhe mars. Jo, në janar nuk do të shkoj te Real Madrid. Unë do ta përfundoj sezonin me PSG-në, me siguri të plotë. Dua të jap gjithçka për të fituar një titull të madh për tifozët, mendoj se e meritoj”.

Ndeshja kundër Real Madridit: “Duhet të jemi të përgatitur. Është momenti më i rëndësishëm i sezonit. Sigurisht, ne duam të ecim përpara tani. Dy vjet më parë bëmë finalen, gjysmëfinalen më vonë, por tani duam të fitojmë Champions League”.

Qëndrimi në Paris: “Parisi është qyteti im, kam lindur këtu dhe aty jam rritur gjithashtu. Të luash për PSG-në është një ndjenjë e pabesueshme, pasi ke familjen dhe miqtë pranë”.

Të luash me Messin: “Është një kënaqësi e madhe për mua që mund t’u them fëmijëve të mi, miqve të mi se luaj me Messin. Duhet të kënaqemi duke e parë në Paris… Është një moment i pabesueshëm në historinë e futbollit”, përfundoi Mbappe në intervistën e tij.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook