Lidhu me ne

Mix

J.K. Rowling akuzohet për përdorimin e imazheve “anti-semitike” në filmat e “Harry Potter”-it

Duken se s’kanë të ndalur akuzat ndaj shkrimtares J.K.Rowling. Përveçse “transfobike” tanimë ajo është akuzuar se ka përdorur imazhe “anti-semite” në filmat e Harry Potter-it. Ish-prezantuesi i amerikan, Jon Stewart tha se autorja është “anti-semite”, duke pretenduar se personazhet e bankierëve goblin tek “Harry Potter” ngjajnë me karikaturat çifute.

Komediani pohoi se ishte “aq e çuditshme” sa njerëzit nuk e kishin kuptuar më parë dhe nuk kishin reaguar ndaj Rowling për përdorimin e imazheve “anti-semitike” në karakterizimin e bankierëve.

Stewart sugjeroi që goblinët që drejtojnë bankën e nëndheshme të Gringotts i ngjajnë një ilustrimi në një libër antisemitik të vitit 1903, të titulluar “Protokollet e Pleqve të Sionit”.

Në një monolog, prezantuesi dhe komediani amerikan nënkuptoi se ndoshta Rowling ishte në dijeni të veprës së vitit 1903 dhe kishte dashur të përfshinte imazhet “anti-semitike” në librin e saj për fëmijë.

“J.K. Rowling do ketë thënë: ‘A mund t’i bëjmë këta njerëz të drejtojnë bankën tonë?’ Është një botë magjike… ne mund të vëmë dragonj, një buf… por kush duhet ta drejtojë bankën? Hebrenjtë.”- tha ai, citon RT.

Stewart tha se ishte i befasuar që askush tjetër nuk e kishte menduar të njëjtën gjë kur i shikonte filmat.

Në fakt ish-prezantuesi televiziv nuk është personi i parë që krahason bankierët e Gringotts me veprat antisemitike. Autorja e fëmijëve Marianne Levy, duke shkruar për “Jewish Chronicle” në vitin 2019, pohoi se pamjet e ekranit të Gringotts nuk do të dukeshin të pavend në mesin e një serie filmash vizatimorë nga Der Sturmer i Gjermanisë naziste. Vetë Rowling është akuzuar për antisemitizëm në të kaluarën, pasi disa pretendojnë se bota e magjisë me gjak të pastër është frymëzuar qartë nga nazistët.

MË TEPËR

Kioske21 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar21 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore21 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix22 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix22 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar22 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix22 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix22 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix22 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook