Lidhu me ne

Mix

Shtatë shenja që tregojnë se keni probleme me kockat

Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit.

Thuhet se janë më të forta se çeliku, por gjithësesi njerëzit përjetojnë çdo ditë probleme me to. Ndër më të shpeshtat janë thyerja, dhimbja apo grryerja nga sëmundje si osteoporoza apo artriti.

Rekomandimet më të shpeshta nga mjekët për këto probleme, përveç kujdesit dhe stilit të shëndetëshëm të jetesës është edhe diagnozstikimi në kohë. Kjo pasi të kuptosh në kohë zanafillën e problemit ndihmon edhe në zgjidhjen e shpejtë të tij.

Prandaj në këtë artikull,  tregohen disa nga shenjat e hershme që fshehin pas zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme të kockave. Ndiqni më poshtë të listuara hap pas hapi se si mund të kuptoni shenjat e heshtura që turpi po ju jep.

Ju thyhen thonjtë

Thonjtë janë një pjesë delikate e trupit, ndaj sështë çudi që edhe të thyhen shumë shpejt, por nëse vini re se po ju thyhen më shumë se zakonisht atëherë ka një problem.

Përtej një morie arsyesh se përse thonjë këputën, rendeiten edhe mungesa e kolagjenit apo kalciumit.

Dy elementë thelbësorë për të rritur dhe zhvilluar kocka të forta gjatë gjithë jetës.

Kolagjeni ndihmon në lidhjen e mirë të skeletit me muskulin ndërsa kalciumi ndihmon për kocka të forta.

Të dyja këto proteina mund t’i merrni lehtësisht nga ushqimet e përditëshme.

Më të pasurat me kolagjen janë qershitë, boronicat, lakrat apo qitro.

Ndërsa kalciumin përveçse tek produktet e bulmetit, e gjeni edhe tek perimet jeshile si spinaqi, brokoli apo sardelet.

Aktiviteti fizik

Aktivitetet fizike të përditëshme dhe ato sportive janë kusht për një trup të shëndetëshëm.

Nëse nuk keni një jetë aktive qoftë duke përfshirë edhe ecje të shkurtra në natyrë, me shumë mundesi do të zhvilloni sëmundje të kockave.

Jeta sedentare, pa aktivtitete fizike kërcënon shëndetin e të gjithë organizmit dhe veçanërisht kockave tuaja.

Gjatë kalimit të viteve do të filloni të ndjeni lodhje më të shpeshta dhe dhimbje të përsëritura të kockave nëse nuk ushtroheni sadopak.

Problemet me dhëmbët

Nëse keni në mënyrë të vazhdueshme probleme të shëndetit oral, trupi po ju paralajmëron për diçka.

Veçanërisht mishrat e dhëmbëve janë ato që japin alarmin e problemeve me kockat.

Nëse i keni më delikate se sa duhet dhe ju gjakosen gjatë gjithë kohës, konsultohuni menjëherë me një mjek stomatolog.

Këto probleme mund të zhvillohen për vite të tëra dhe shfaqen kur kockat e nofullës dhe fytyrës fillojnë e dobësohen.

Jeni më të shkurtër

Nëse ndjeni se jeni më të shkrutër se disa vite më parë, do të thotë se masa juaj kockore është tkurrur.

Megjithëse ky mund të jetë një proçes natyral që vjen me moshën, në shumë raste të tjera do të thotë se keni probleme me kockat e shtyllës kurrizore.

Për këtë arsye trupi ka tendencën të qëndrojë më i mbledhur gjatë përditëshmërisë.

E mira në këtë rast, është që të konsultoheni me nje mjek specialit.

Nuk keni fuqi

Humbja e fuqisë shfaqet në periudha të ndryshme të jetës apo momente të shkurtra të ditës, gjithësesi normalisht pas disa orësh duhet të zhduket.

Nëse kjo ndjesi lodhje dhe këputje e trupit zgjat për ditë e javë me rradhë, shtylla juaj kurrizore mund të jetë dobësuar.

Dobësimi i kockave në një zonë të trupit tuaj paralajmëron probleme me to në të gjithë trupin.

Prandaj bëni kujdes nëse përjetoni këto simptoma.

Dhimbje muskujsh

Muskujt dhe kockat janë të lidhur me njëri tjetrin dhe ndihmojnë funskionimin normal të trupit.

Ndaj dhimbjet e tyre lidhen gjithnjë edhe me probleme apo dhimbje të kockave.

Këto simptoma mund të shfaqen dhe përkeqësohen gjatë viteve.

Zakonisht trupi po ju paralajmëron se keni mungesë të vitaminës D, ndaj konsumoni shumë vezë, djathë dhe omega-3 nga peshku.

Në këtë mënyrë do të ndaloni krizat dhe dhimbjen e muskujve ashtu edhe të kockave.

Problemet hormonale

Këto probleme shfaqen kryesisht tek gratë, dhe ato në moshë.

Estrogjeni që njihet si hormoni femëror nuk prodhohet më pas kalimit në menopauzë tek gratë mbi 45-50 vjeç.

Këtë ndryshim e vuajnë edhe kockat tuaja të cilat kanë tendencën të dobësohen dhe të dhembin.

Sigurohuni të kujdeseni për shëndetin e kockave krysisht pas fazës së menopauzës dhe kosnultohuni gjithnjë me një mjek specialist.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook