Lidhu me ne

Letersi

BUQETË ME POEZI ARBËRESHE: ME SA MALL, SA DASHURI, NE TË SHIKOJMË, MOJ NËNË SHQIPËRI!

arbëreshë

Podiumi.com ju sjell një cikël poezish të zgjedhura nga poetë arbëreshë *

Dushko Vetmo: Kujtime

Kujtime po më çohen tash
nga foshnjëria ime,
dhe druaj se vdekja këtej afër
po fluturon…
E thom se druaj
për mos të thënë se vuaj.

Rrëmbeva dje një cinxër mbi një pishë:
mu si në atë kohë
kur xorrobir akoma i djallosur
nëpër diell unë veja e nëpër vohe
duke kapërcyer kufinj,
a nëpër erë
ca herë.

me një turlurit ndër dhëmbë
dhe lëshoja këndej e andej ndonjë notë
tek po mundohesha më kot
himnin për ta nxjerrë
të Skënderbeut…

Lluka Perone: Buzë detit

Nata po ra.
Buzë detiti qëndroj
e ruanj yjzit të ndriçëm.
Nga deti
si lutësi e lehtë,
valazit më sjellin
shpresën e vllezërisë.
Shkrehet nj’yll
e un’ shërtonj.


Vorea Ujko: Mbrëmja

Suvala te zalli i detit,
vjen e leht’ e më puth këmbët,
ashtu vjen mbrëmja
e më puth ëndrrat.
Zemra fluturon e i vete pas
e ruan kur ulet mbi degat,
kur mbëllin syt’ e shtëpivet.
Erret jeta!
E derdhet kah hija e saj
kënga e qetm’ e ylëzvet
mall i gjëravet që s’janë.

Pietro Napolitano: Hapa derën

Një ditë që binte borë
hapa derën
e hyri një zog.
Një këmbë të thyer e kish
e mua më erdhi keq.
E mbështolla menjëherë,
i dhashë të hajë,
këmbën ia lidha,
dhe e lëmova.
Shkuan tri ditë,
nuk binte më borë:
dielli në qiell
shkëlqente
hollë.
Hapa derën
me zogun në gji:
e mbajta mirë si tim bir.
Të mirën time ai harroi,
më qukati
e fluturoi.


Xhuzepe Skiro di Modika: Mërzim

Qielli
sot vuri një brez resh
të zeza
mbi shpitë tona.
Jam ulur,
si një herë edhe mëma ime,
afër zjarit.
Maçja
flë te hiri pranë meje,
dhe prapa mive
rrjedh në gjum’.
Ngadalë errësira vret
dritën e ditës
dhe humb më poshtë te gjumi
njerëzi.
Vdiset shtu
tue jetuar në mërzim?!…


Xhuzepe Skiro di Maxhio: Neve, poetëve arbëreshë

Kështu e trashëguam
këtë botë arbëreshe
si kristal
nga duart e punuar
me stoli thjeshtësie;
e ne mirë e zgjodhëm
që ta ruajmë
kësisoj,
sesatë shkojmë
duke kërkuar
xixëllime të reja
në vise të tjera!

Karmell Kandreva: Gjuha arbëreshe

Gjuhë e bukur ti je
ndër shertime e ndë hare
ngë të mundi mosnjeri
për shumë mot, mos vdis nani.
Ngrëhi gjithë, o arbëreshë!
Fitn’je mbrenda jahst’, ndë sheshë
gjuhën ju nëng kin t’harroni
edhe të tjerëve kin ja mbësoni.
Dita çë ka t’ju bënj litinj
maj ndë jetë ka të vinj.
Ju kin të fitni sembr di
se si qe njera nani.

Kate Xukaro: Absurde është jeta

Nuk mjaftojnë ëndrrat e zemrës
për të shkrirë vargjet e akullit.
Burgjet e botës janë të pafund
dhe të ftohta si netët e dimrit.
Absurde është jeta;
si hyllnar i shuar në dhomë të errët,
veç ëndrra të jep
për t’i shkrirë vargjet e akullta.

Francesko Altimari: Moj, nënë Shqipëri

Me sa mall, sa dashuri,
ne të shikojmë, moj nënë Shqipëri.
Sot te dheu yt i bekuar
“gjaku i shprishtë” u ka bashkuar:
gjaku arbëresh, gjaku shqiptar,
nuk janë veç, nuk janë të shpërndarë!
E kjo urë që te Adriatiku,
rindërtuar ne kemi sot,
do të jetë një urë “çeliku”
si kështu, nesër e në çdo mot!
Me sa mall, sa dashuri,
ne të shikojmë, moj nënë Shqipëri.

Xhuzepe del Gaudio: Edhe të thosha

Edhe të thosha kaq e kaq herë:
Të dua, të dua, të dua Arbëri!
Sa kokrriza ka deti,
nuk do të të tregoja kurrsesi
sa mirë të dua!
Edhe sikur të të përqafoja kaq herë
sa janë yjzit në qiell,
nuk do ta derdhja dot gjithë mallin
që kam në shpirt.
Sepse unë jetoj gjithë për ty,
vetëm për ty unë gëzohem,
vetëm për ty këndoj e mendoj,
o e bukura Arbëri!

  • Poezitë u shkëputën nga “Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe”, zgjedhur dhe përgatitur nga Nasho Jorgaqi, Botimet Dudaj, Tiranë, 2001
Vazhdo leximin

Me teper

Stil6 orë më herët

Kërcënohet gjyqtarja Diana Di Meo, i publikojnë videot intime, zyrtarja: Është hakmarrje!

Gjyqtarja italiane Diana Di Meo, ka deklaruar se disa faqe i kanë vjedhur disa video intime dhe ia kanë publikuar...

Stil7 orë më herët

“Edhe 8 vite më ke, do martohem me tjetër”- Rudina Dembacaj i bën “presion” Mark Frrokut

Aktorja Rudina Dembacaj ka zbuluar se shkoi tek fallxhorja për të pare fatin e saj dhe letrat taro kanë parashikuar...

Kryesore7 orë më herët

Asnjë kryeministër të mos qëndrojë më shumë se dy mandate/ Po Luli pse duhet të qëndrojë tre në opozitë?

Sot Lulzim Basha si gjithmonë tha perlën e tij të rradhës, shfaq hipokrizinë, talljen dhe neverinë që ka ndaj shqiptarëve....

Radar20 orë më herët

GUXIMI I HARBUTËVE!

GUXIMI I HARBUTËVE! Nga Dr. Erion Dasho Kur kryetaruci i bashkisë nuk kishte lindur akoma, Sul Mema çonte peshë stadiumet....

Kryesore20 orë më herët

Horri apo Lavirja e Bashkisë së Tiranës?

Nga Respublica.al Audiopërgjimi i Erion Veliajt që u publikua gjerësisht në media formalizon njohjen e një gjëje të njohur: arrogancën brutale...

Stil21 orë më herët

U shfaq pranë Bora Zemanit, Vin Veli: Kam raport të mirë, patjetër që do e uroja

DJ Vin Veli, ish-partneri i Bora Zemanit është parë në ditëlindjen e 30-të të moderatores. Dj i njohur i surprizoi...

Stil1 ditë më herët

7 arsyet kryesore që keni një dhimbje koke

Kur godet një dhimbje koke e keqe, thjesht dëshiron që ajo të marrë fund. Dhimbja e fortë dhe e vazhdueshme...

Stil1 ditë më herët

Edhe ju shqetësoheni nga rrallimi i flokëve?!

Humbja e flokëve tek gratë mund të shkaktohet nga shkaqe të shumta, dhe disa janë të shërueshme. Ndërsa rënia e...

Stil1 ditë më herët

A është e dëmshme kërcitja e kockave?

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja...

Stil1 ditë më herët

Keni dhimbje dhe ngërce në këmbë gjatë stervitjes?

Njerëzit që kanë dhimbje në këmbë kur ushtrohen mund të kenë nevojë për një vlerësim për t’u siguruar që kanë...

Facebook