Lidhu me ne

Mix

Stresi tkurr trurin – mënyrat më të mira si ta mposhtni atë

Thuhet se çka nuk na vret na bën më të fortë dhe shpesh na leverdis ta besojmë, sidomos kur bëhet fjalë për sfida të mëdha, strese e shqetësime të përsëritura.

Për shembull, një studim i Institutit të Shëndetit Publik mbi stresin në punë, tregon se stresi i përjetuar në punë është në nivele më të larta se stresi në jetën e përgjithshme.

Sondazhe të tjera të kryera në vend vite më parë, tregonin se 74% e studentëve në Shqipëri preken nga një nivel i lartë stresi dhe 55% e tyre kanë nevojë për ndihmë. Stresi mund të jetë një aspekt i pashmangshëm i përditshmërisë sonë, por nëse ai nuk eliminohet shpejt, atëherë përbën problem. Tek disa njerëz, stresi mund të zgjasë për javë, muaj apo vite. Pasojat janë të rënda e shpesh të fshehura. Sipas ekspertëve një prej pasojave më dramatike të stresit vërehet tek truri i cili tkurret si pasojë e tij.

Ndikimi I Stresit Tek Truri

Kur njeriu është i stresuar, organizmi i tij prodhon kortizol.

Në sasi të limituara, kortizoli nuk përbën problem. Ai ka aftësinë të ulë tensionin e gjakut, të mbajë nën kontroll sheqerin në gjak dhe të pakësojë inflamacionin në organizëm. Por nëse njeriu është gjithë kohën i stresuar, organizmi i tij ka një rrjedhë të pashtershme kortizoli. Nivelet e larta të kortizolit e shtyjnë njeriun drejt mbipeshës, sëmundjeve të zemrës, depresionit, tensionit të lartë të gjakut dhe një stili jo të shëndetshëm jetese.

Mjekët amerikanë paralajmërojnë se nivelet e larta të kortizolit zvogëlojnë volumin e trurit. Aftësitë më të prekura nga stresi janë ato të të nxënit, kujtesës, mendimit, emocioneve dhe ndërveprimit. Studimet konfirmojnë se gratë me një nivel të lartë kortizoli në gjak kanë aftësi të dobëta të të nxënit dhe të kujtesës.

Sipas tyre, nëse truri tkurret dhe kujtesa është problematike, në harkun kohor të 10-20 viteve, njeriu përballet me rrezikun e lartë të sklerozës.Këto gjetje duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi, sidomos për njerëzit që nuk i dhurojnë vetes pushim dhe e stërmundojnë atë ditë e natë.

Si Të Fitoni Betejën Me Stresin?

Stresi është një armik që mund të mundet lehtë me disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës. Mjaftojnë 10 minuta ecje e shpejtë në ditë për të marrë energjitë e nevojshme për t’i paraprirë një situate stresuese.

Aktiviteti fizik çliron endorfinë. Ky hormon përmirëson aftësitë e të menduarit, përqendrimit dhe humorin. Roli i gjumit kundër stresit nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Kur është në gjumë, trupi dhe truri rigjenerohen. Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme kundër stresit. Frutat, perimet, drithërat e plota dhe karbohidratet komplekse stimulojnë prodhimin e serotoninës, e cila përmirëson humorin. Mos harroni të merrni mjaftueshëm vitaminë C, e cila ul natyrshëm nivelet e kortizolit.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook