Lidhu me ne

Mix

Si të provoni nëse keni aciditet të lartë në stomak?

Nëse keni probleme të tretjes, rëndesë në stomak, zhurmë të zorrëve, djegie, gromësima dhe siklet pas ngrënies, mund të keni hiper ose hipo-prodhim të acidit klorhidrik të stomakut, i cili është i domosdoshëm për tretjen e ushqimit dhe jo vetëm.

Për të kuptuar nëse keni probleme të prodhimit të tepërt apo të mangët, merrni një lugë uthull molle (me ujë), pas ushqimit. Nëse simptomat përmirësohen, do të thotë se keni mangësi të acidit klorhidrik.

Nëse simptomat përkeqësohen, do të thotë se keni hiperprodhim të aciditetit në stomak. Të dyja rastet duhen trajtuar përkatësisht me plotësim ose neutralizimi!

Rritja e prodhimit të aciditetit në stomak mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, si refluks, ndjesi djegieje, fryrje, gromësima, dispepsi, përzierje dhe shije thartire në gojë.

Arsyet e hierprodhimit të aciditetit në stomak janë të ndryshme, nga mënyra e të ushqyerit, konsumi i alkoolit e deri te trashëgimia. Nëse situata zgjat për një kohë të gjatë e patrajtuar, pasojat mund të jenë dramatike, pasi qelizat e stomakut fillojnë të humbin aftësinë mbrojtëse ndaj aciditetit. Modifikimi i ushqimit është një ndër hapat kryesore në kontrollin e aciditetit të stomakut.

Le te shohim ushqimet qye mund të neutralizojnë lëngjet e stomakut duke e kthyer “ambientin” në më bazik.

Simptomat që paralajmërojnë për aciditet të lartë në stomak ...

Bulmeti

Qumështi është një ndër ushqimet që mund të qetësojë ndjeshëm hiperaciditetin e stomakut, por duhet të jetë pa yndyrë, pasi kjo e fundit mund të shkaktojë të kundërtën. Nënproduktet e qumështit (me yndyrë të reduktuar), si kosi dhe djathi, përbëjnë burim të mirë proteinash dhe kalciumi. Për këtë arsye këshillohet të konsumojmë rreth 3 racione çdo ditë bulmet. 1 racion bulmet = 45gr djathë, 200ml kos dhe 240ml qumësht.

Frutat

Frutat të cilat kanë aciditet vetë, si portokallet, kivi, qitrot, limonat, ananasi, luleshtrydhet, duhet të evitohen. Mollët janë ndër frutat që ndihmojnë ndjeshëm në kontrollin e aciditetit, gjithashtu rrushi, dardhat, bananet, pjepri, boronicat dhe pjeshkët, jane fruta të tolerueshme mjaft mirë. Gjithsesi, konsumi i frutave nuk duhet të kalojë sasinë e nevojshme ditore që është deri në 4-5 racione në ditë. 1 racion frut = përafërsisht 120gr frut

Perimet

Përgjithësisht, perimet janë zgjedhje e mirë për një stomak që prodhon aciditet me shumicë, përveç domateve dhe qepëve, të cilat është mirë të evitohen në rastin në fjale. Zhardhokët si patatet, karotat, rrepat dhe veçanërisht finoku janë mjaft miqësore me stomakun. Lëngu që përftohet nga shtrydhja e lakrës së bardhë, të freskët, eshte një ndër produktet më të përsosura për rigjenerimin e qelizave të stomakut dhe mbrojtjen e tyre nga aciditeti.

Brokoli, mashurkat, lakrat, lulelakra, kungujt, selinoja dhe verdurat, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ushqimit të shëndetshëm e të ekuilibruar dhe këshillohet të konsumohen në një sasi prej 200-300gr/ditë.

Ushqimet që luftojnë aciditetin e lartë në stomak – GazetaKNN

Lëngu ideal për stomakun

  • 400gr lakër e bardhë
  • 1 mollë e ëmbël
  • 1 kokërr finok
  • 2 feta të holla xhenxhefil të freskët

Përgatitja

  1. Shtrydhini perimet të gjitha bashkë dhe konsumojeni lëngun 2 herë në ditë; në mëngjes dhe para gjumit.

Drithërat

Përgjithësisht, buka, makaronat, orizi dhe drithërat janë të pranueshme në këtë dietë. Veçanërisht, tërshëra është mjaft e këshillueshme, si dhe drithërat integrale dhe nënproduktet e tyre.

Kujdes: mos i ngarkoni gatimet e tyre me salca të yndyrshme apo djathë të pasur në yndyrë. Këto produkte duhet të përbëjnë burimin kryesor të energjisë që nevojitet në ditë, prandaj përpiquni t’i vendosni në pothuaj të gjitha vaktet tuaja.

Mishi, peshku

Ushqimet në këtë kategori janë të lejueshme, mjafton të mos jenë të pasura në yndyrë, mos të teprohet në sasi dhe të mos gatuhen të skuqura. Preferoni peshkun e kaltër, mishin e bardhë të shpendve – pa lëkurën, vezët e freskëta, fasulet dhe djathin pa yndyrë, si burim kryesor të proteinave. Mishi i kuq këshillohet 1-2 herë në javë, i gatuar në presion me perime dhe erëza, si rozmarina dhe sherebela.

Pijet

Uji është pija më e përshtatshme për organizmin dhe stomakun sensitiv. Disa çajra si kamomili, finoku dhe xhenxhefili rekomandohen për të ulur aciditetin. Pijet që duhet të evitohen janë të gjitha ato që përmbajnë kafeinë, alkool, kakao dhe mente.

Produkte të veçanta

Uthulla e mollës, edhe pse tepër acide vetë, rezulton në përmirësim të ph-së së stomakut. Provoni ta vendosni si përbërës të salcave tuaja për sallatat bashkë me vaj ulliri dhe pak mjaltë.
Probiotikët janë mikroorganizma që luajnë rol tepër ushqyes për aparatin tonë tretës dhe si rrjedhojë janë një armë e fortë kundër dispepsisë që mund të pasojë aciditetin e lartë.

Mëngjesi ideal për të ulur aciditetin e stomakut

  • 1 kupë qumësht pa yndyrë ose qumësht bajamesh
  • ½ kupë tërshërë
  • 10 bajame
  • ½ mollë

Përgatitja

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook