Lidhu me ne

Mix

Ushqimet që shkaktojnë akne në moshë madhore

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (30-50 vjeç) vuajnë nga shpërthimet e akneve në fytyrë.

Megjithatë, përveç tyre, ekspertët veçojnë edhe ushqimet.

Çokollata me qumësht, të skuqurat, ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit dhe pijet me sheqer janë tre nga faktorët kryesorë të shfaqjes së akneve tek të rriturit. Këtë e thotë një studim francez me pjesëmarrjen e 24,000 të rriturve të cilët në harkun kohor të dy javëve duhet të mbanin shënim gjithçka që kishin konsumuar por edhe shëndetin e lëkurës. Gjetjet e studimit treguan se njerëzit që pinin pesë gota qumësht ose pije me sheqer në ditë, ishin 50 përqind më të rrezikuar nga shfaqja e akneve në fytyrë. Një racion me ushqime të skuqura e me yndyrë e rrit këtë rrezik me të paktën 54 përqind, thanë ekspertët.

Sipas ekspertëve, këto të dhëna nuk janë edhe aq befasuese. Ato në të vërtetë konfirmojnë lidhjen e fortë që ekziston mes ushqimeve të caktuara dhe problemeve me lëkurën. Ushqime të tilla besohet të luajnë një rol të fortë në aktivizimin e hormoneve si insulina apo androgjenët të cilët nxisin shpërthimin e akneve në fytyrë.

Çfarë është insulina dhe cili është roli i saj tek aknet?

Insulina është një hormon që sekretohet nga pankreasi.

Qëllimi i saj kryesor është të shënjestrojë nivelet e glukozës në gjak. Një regjim ushqimor i pasur me sheqerna të shtuara, yndyrna e të skuqura ndikon shumë tek nivelet e insulinës dhe i rrit ato.

Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm, aq të stërmunduara janë qelizat. Insulina stimulon prodhimin e pandërprerë të qelizave, të cilat duhet të vdesin e më pas të prodhohen të rejat, duke shkaktuar kështu aktivizimin e hormoneve të tjera që prodhojnë sebumin i cili kur është në tepricë nxit shpërthimin e akneve.

Produktet e bulmetit dhe aknet

Produktet e bulmetit nga ana tjetër ofrojnë hormone si estrogjeni, progesteroni, madje edhe testosteron që kanë tendencën të përkeqësojnë nivelet ekzistuese në organizëm dhe të rrisin gjasat e shpërthimit të akneve.

Nëse jeni në moshë madhore dhe vuani nga aknet, konsultohuni me një dermatolog për të diagnostikuar arsyen e vërtetë që nxit këtë përkeqësim të lëkurës.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook