Lidhu me ne

Radar

Berisha për Erdoganin: Erdhi dhe na kërcënoi në Parlament, ne vëllezër kemi shqiptarët, të tjerët janë miq


Ata janë miq jo vëllezër, shiko çfarë sjell ky të gjitha për interesa të Edi Ramës, njëherë thotë jam lider katolik njëherë ortodoks, pastaj në fund tha kush të tha se s’jam mysliman.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyib Erdogan në Shqipëri pak ditë më parë dhe deklaratat e këtij të fundit për organizatën FETO.

Berisha thotë se Erdogani erdhi dhe i kërcënoi shqiptarët në Parlamentin e tyre për gylenistët.

 “Vjen këtu presidenti i Turqisë, u thotë në parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për Lëvizjen Gulen u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Në vëllazëri ka rregulla, mirëpo ju e dini që në doktrinën islame zhvillohet koncepti jo i kombit por i vëllazërisë. Ne shqiptarët s’e kemi pranuar kurrë këtë e kemi pranuar islamin por jo për këtë, se po të jetë për vëllezër janë katolikët e Rrëshenit, Korçës… etj Janë ata që kanë gjak shqiptar sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët. Unë isha fëmijë në familje babai im praktikant mysliman por në familje festoheshin të gjitha festat. Dhe e pyesja përse i festojmë, sepse janë tanët thoshte.

Ata janë miq jo vëllezër, shiko çfarë sjell ky të gjitha për interesa të Edi Ramës, njëherë thotë jam lider katolik njëherë ortodoks, pastaj në fund tha kush të tha se s’jam mysliman. Vëllazërinë e kemi me njëri tjetrin brenda kombit të tjerët i kemi miq, s’jam në kundërshtim të bëjmë miq. U ndala këtu për të treguar se çfarë rëndësie ka të rikthejmë pluralizmin dhe vlerat.”– tha Berisha.

MË TEPËR

Kioske20 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar20 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore20 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix21 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix21 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar21 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix21 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix21 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix21 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook