Lidhu me ne

Mix

10 arsye pse burrat duhet të martohen

10 arsye pse burrat duhet të martohen

Burrat shpesh diskutojnë në lidhje me martesën, bile më shumë sesa gratë, të cilat kanë mendime më të qarta në lidhje me të.

Disa janë të bindur se është diçka e nevojshme, disa e mendojnë si një zinxhir të kotë në qafë.

Ja, cilat janë arsyet pse burrat duhet të martohen…

1. Nuk do ta ndjeni vetminë (tani)

Nëse martoheni me njeriun e duhur, ajo do të jetë për ju edhe shoqe, edhe e dashur. Do të jetë pranë jush në nevojë, në të mirë dhe në të keqe. Kur të sëmureni me grip dhe miqtë nuk do të vijnë t’ju shohin se mos u ngjitet sëmundja, do të kujdeset ajo për ju. Të njëjtën gjë do të bënit edhe ju për gruan tuaj, sigurisht, por të martohesh do të thotë se e shfaq publikisht që je në krah të tjetrit gjithë jetën. Martesa ka një aspekt psikologjik, me të cilin nuk krahasohet as bashkëjetesa, as të qenit prind.

2. Nuk do ta ndjeni vetminë në moshën 60 vjeçare

Mbase nuk mendoni se ju duhet një shok jete kur jeni 25 vjeç, me aq shokë beqarë rreth e rrotull vetes dhe shumë gra në dispozicion. Megjithatë, mendoni njëherë të ardhmen… Miqtë tuaj do të martohen dhe do të krijojnë familje. Nuk do të jetë e lehtë të keni dashuriçka dhe lidhje joserioze kur në veshët tuaj të dalin qime. Sigurisht, kjo nuk do të thotë të bëni hapa të nxituar, por është një arsye e mirë për t’u kujtuar se martesa ka përparësi që zgjasin një jetë të tërë, gjëra që beqaria nuk mund t’jua sjellë.

3. Përmirësohet situata juaj ekonomike

Kur martoheni, edhe pasuritë tuaja reciproke bëhen të përbashkëta. Mund të shisni apartamentin që njeri prej jush e mbante “në rast nevoje”. Mund të blini objekte me vlerë të madhe së bashku, duke e ditur se nuk do të nevojitet t’i hidhni brenda 1-2 vjetëve. Mund të bëni gjithçka që bënit edhe po të ishit vetëm, por do të ndjeheni më të sigurtë në një martesë.

4. Do të fitoni më shumë para

Le të qëndrojmë edhe pak në anën ekonomike. Është e vërtetë nga ana statistikore se të martuarit fitojnë më shumë sesa kolegët e tyre beqarë. Ka një arsye për këtë: Punojnë më shumë! Sipas statistikave, në përgjithësi, një burrë i martuar fiton 1/3 më shumë para se një beqar, për të njëjtën punë. Kjo ndodh mbase ngaqë martesa i bën burrat të rimendojnë prioritetet e tyre. Kështu, një shtëpi e mobiluar shkon në majë të listës së prioriteteve dhe shtohen përpjekjet për ta pasur.

5. Bëni shumë festa (tuajat dhe të të tjerëve)

Festë fejese, festë me shoqërinë, festë beqarie, dasmë dhe festa e muajit të mjaltit. Pastaj janë përvjetorët, përsëritje të betimit, etj., për të mos përmendur festat në të cilat do të jeni ftuar çift. Tani mund të festoni edhe dy ditëlindje në vit dhe festa të tjera. Me një fjalë, martesa mund të jetë zbavitëse.

6. Jetoni më gjatë

Përparësitë e një martese përsa i përket shëndetit, janë minimale për gratë, por shumë të mëdha për burrat. Numrat flasin vetë: Burrat e martuar jetojnë më gjatë. Arsyet janë të shumta: Burrat e martuar (ndryshe nga sa mund të mendohet) kanë më pak strese sesa moshatarët e tyre beqarë. Sipas një studimi, ata vizitohen më shpesh te doktori, mbase ngaqë i nxit edhe gruaja. Gjithashtu, ata bëjnë edhe më shumë fizkulturë.

7. Bëni më shumë seks

Është e vërtetë! Të martuarit mund të kenë zili beqarët duke menduar se zbaviten vazhdimisht, por e kanë gabim. Në vitin 2006, disa shkencëtarë britanikë studiuan sjelljen seksuale të njerëzve nga 38 vende dhe nxorën përfundimin se, në të 38 vendet, burrat e martuar bënin më shumë seks sesa beqarët. Me shifra, 40% e të martuarve bëjnë seks 2 herë në javë, në krahasim me 20-25% të beqarëve, që arrijnë të bëjnë seks po kaq shpesh.

8. Bëni seks më të mirë

Sigurisht, burrat e martuar e bëjnë gjithë këtë seks me të njëjtën grua (zakonisht), por ky seks është më i miri. Të bësh seks me gruan tënde do të thotë se nuk ke atë ankthin dhe sikletin kur bën seks me një të panjohur vetëm për një natë (i cili është shpesh më i mirë në teori, sesa në praktikë). Meqë mungon ankthi dhe nuk përpiqesh t’i lësh mbresa të dashurës së re, mund të relaksohesh e ta shijosh seksin ashtu si duhet dhe sa të duash.

9. Jeni njerëz më të mirë

Në njëfarë mënyre, martesa është dëshmi e dinjitetit tuaj. Pse do të martoheshin me ju nëse nuk do të ishit i mirë dhe me vlera? Por, është e vërtetë që martesa i bën burrat edhe më të mirë. Sipas studimeve, burrat e martuar janë më shoqërorë dhe kanë më pak mundësi të kryejnë krime, të thonë gënjeshtra dhe të jenë agresivë. Studimi i kryer me vëllezër binjakë, tregoi se vëllai beqar ka më shumë gjasa të jetë joshoqëror sesa i martuari, pavarësisht nga ngjashmëria gjenetike.

10. Është më e mirë se bashkëjetesa

Mund të mendoni se i keni të gjitha përparësitë e martesës nëse zgjidhni bashkëjetesën, por nuk është kështu. Në librin e tyre “Çështja e Martesës: Pse të martuarit janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më mirë financiarisht”, shkrimtaret Linda Ueit dhe Megi Gallager, tregojnë se nga studimet, çiftet që bashkëjetojnë janë më pak besnikë sesa të martuarit, nuk arrijnë të menaxhojnë kaq mirë gjendjen e tyre ekonomike dhe nuk merren njëri me shëndetin e tjetrit.

Me pak fjalë, nëse doni të shijoni gjithë përparësitë e jetës, nuk ka alternativë tjetër veç martesës.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook