Lidhu me ne

Mix

Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores në ekran

Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores

Moderatorja Xhemi Shehu do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, në krah të ish-partnerit Salsano Rrapi, duke larguar partneren e tij aktuale në “Portokalli”, Fjoralba Ponarin.

Pas rreth 1 viti e gjysmë pas largimit të shumëpërfolur, Xhemi dhe ish-regjisori i Portokallisë, Altin Basha, do të rikthehen sërish nën logon e këtij televizioni. Lajmi është konfirmuar nga prezantuesi Salsano Rrapi, i cili zbuloi se vijnë me një program të ri që do moderohet nga ai dhe Xhemi Shehu, ndërsa Altin Basha do të jetë regjisor.

“Po, Xhemi Shehu do të rikthehet përkrah meje, ose unë përkrah saj në një program të ri, që nuk ka të bëjë me ‘Portokallinë’. Ky program është prodhim i ‘TCH’, por në bashkëpunim me një produksion të jashtëm. Unë jam autor, ndërsa do ta moderoj së bashku me Xhemi Shehun, regjisor Altin Basha. Ky do të jetë një emision i ri”, tha ai në programin “Goca dhe Gra”.

Ndërkohë, burime pranë tyre kanë treguar se në fakt bëhet fjalë për transformim të “Portokallisë” në një tjetër show të ri që të ketë më shumë audiencë, nga “Portokallia” që Altin Basha ka bërë dhe “Kosherja” që bënte aktualisht, në një tjetër ekran konkurrent.

Kujtojmë që Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli” pas shumë vitesh si prezantuese e këtij programi. Ajo u zëvendësua nga kolegia Fjoralba Ponari, ndërsa Xhemi Shehu u pas largimit u shpreh: “Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

Dhe ja, pra, çudia paska ndodhur, edhe pse s’dihet për Fjoralbën, të cilën Xhemi e komplimentoi publikisht kur ajo e pasoi në “Portokalli”. Kur Fjoralba publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të realizuar gjatë kohës që ishte në skenën e programit të humorit, Xhemi ishte ajo që e mbështeti.

“Më uroni fat!”, shkroi Ponari krahas saj. Nisur nga kjo, urimet kanë qenë të shumta, por ai që ra në sy ishte komenti i Xhemi Shehut. “Suksese, e meriton!”, shkruante Shehu shoqëruar edhe me ‘emoji’- n e një zemre të kuqe. Kujtojmë që Xhemi ka qenë prezantuese e “Portokalli” prej disa vitesh, por zgjodhi të largohej vitin e kaluar.

Para Xhemit, në këtë pozicion ishte Eneda Tarifa, por ajo zgjodhi të shkëputej, pasi sipas saj është momenti më i mirë për të sjellë projekte të reja në muzikë. Dhe kështu në vend të saj erdhi Fjoralba, e cila si një ish-konkurrente e talent show, u përshtat duke bërë edhe këngëtaren e aktoren në “Portokalli”.

Ndërkohë, Xhemi, pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Pas kësaj eksperience, ajo tha për “Top Albania Radio” se: “Nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tri ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni, të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do ta përsëris më si eksperiencë”.

Në intervistë, Xhemi Shehu shprehu dëshirën për t’u rikthyer në ekranin e “Top Channel”, e cila iu bë realitet. “Vetes dhe dëgjuesve u uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Por edhe lekë sepse për këtë po rropaten. Kurse për veten uroj të kthehem në ‘Top Channel’!”, tha moderatorja.

Ndërkohë, Altin Basha po rikthehet në TCH ku punoi për 17 vjet, pas një shkëputje mbi 1-vjeçare ku u largua në një televizion tjetër, “ABC News”, si regjisor i emisionit të humorit “Kosherja” me moderatorë Bes Kallakun dhe Jona Spahiun. Po ashtu, edhe Xhemi kthehet në TCH, pas gati dy vitesh që u largua, kur prezantonte bashkë me Salsano Rrapin “Portokallinë”.

Ndërkohë, lart e poshtë po flitet se nuk dihet çfarë programi do të moderojë Fjoralba tani e tutje, pasi “Portokallia” rrezikon të mbyllet pasi nuk po funksionon si duhet në variantin “cabaret show”. Me largimin e Ben Blushit si drejtor i “Top Channel”-it, në zyrat e Kasharit pritet të rikthehet regjisori Altin Basha, i cili duket se do të zëvendësojë “Portokallinë” me këtë projekt të ri televiziv, për të cilin foli i pari Salsano.

Salsano Rrapi, ndërkohë, dihet se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Xhemi Shehun dhe nuk diskutohet se do të jenë një dyshe e paparë në skenë, pasi gjithmonë kanë funksionuar, sepse janë edhe miq të ngushtë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë formula e këtij programi të ri dhe ç’do të ndodhë me trupën e aktorëve dhe balerinëve të “Portokallisë”, nëse do të bëhen ose jo pjesë e këtij projekti të ri televiziv

Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores
Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore11 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook