Lidhu me ne

Radar

Super zbulimi në Shqipëri/ Vjena dhe Oxford-i konfirmojnë gjetjen e Marin Memës

cna lajme aktualitet

Gazetari Marin Mema, në ciklin e dokumentarëve “Gjurmë Shqiptare” ka bërë një zbulim të rrallë dhe shumë të rëndësishëm, i cili tashmë është konfirmuar edhe nga ekspertët ndërkombëtarë.

Në maj të vitit 2021, “Gjurmë Shqiptare” solli pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër. Historia u prit jo vetëm me zhurmë, por edhe me kuriozitetin e asaj që fshihej pas këtyre eshtrave

Disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze. Misioni i saj ishte të merrte kampionë nga këto eshtra të cilat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxford-it në Britaninë e Madhe. Rezultatet ishin mbreslënëse.

Analizat kanë treguar se këto eshtra i përkasin njerëzve që kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V. Zbulimi i tyre në një shpellë në formë kaq masive dhe kushte të tilla fare enigmatike është i rrallë, madje shkon edhe përtej kësaj.

Sipas arkeologut Rudenc Ruka, pjesë e Institutit të Arkeologjisë deri më sot në Shqipëri, nuk ka asnjë rast tjetër të njohur të një shpelle me një numër kaq të madh eshtrat që i përkasin kësaj periudhe.

Vetë gazetari Marin Mema ka theksuar se pavarësisht mosbesimit fillestar të disa prej profesorëve të fushës, rezultatet treguan se shkenca duhet bërë me fakte dhe jo me fjalë. Ai kërkoi që institucionet përkatëse të vijojnë më tej kërkimet në këtë shpellë duke kryer edhe analizat e ADN-së, por edhe gërmime arkeologjike në të gjithë zonën.

Askush nuk e di se çfarë fshihet ende në këtë vend të panjohur më parë nga arkeologët, por është fakt se “Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema ka sjellë një zbulim të jashtëzakonshëm. /TCH

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix6 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix6 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook