Lidhu me ne

Mix

Studimi: Gratë shtatzëna me Covid më të rrezikuara nga komplikacionet serioze

cna lajme shendeti

Një studim i ri amerikan thekson rëndësinë e vaksinimit tek gratë shtatzëna. Nga të dhënat e studimit rezulto se gratë shtatzëna janë 40 % më të rrezikuara dhe kanë mundësinë e shfaqjes së komplikacioneve serioze.

Përveç komplikimeve të shtatzënisë, tashmë dihet se gratë shtatzëna janë në rrezik për simptoma më serioze të vetë Covid-19 nëse infektohen me koronavirus.

Studiuesit, të udhëhequr nga Tory Metz, një profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Utah analizuan të dhënat për 14,104 gra të pranuara në 17 qendra mjekësore amerikane, nga të cilat 2 350 ishin në pritje të një fëmije.

Ndërkaq më shumë se 13% e tyre kishin komplikime krahasuar me 9% të atyre që nuk kishin koronavirus, ndërsa të gjitha vdekjet e nënave (në total pesë) ndodhën tek gratë shtatzëna me koronavirus.

Krahasuar me ato me simptoma të lehta ose aspak të Covid-19, gratë shtatzëna me simptoma të moderuara deri në të rënda të infeksionit kishin tre herë më shumë gjasa (26% kundrejt 9%) për të zhvilluar komplikime serioze të shtatzënisë, si eklampsia, hipertensioni i rëndë, gjakderdhja. , insuficiencë renale, dëmtim i organeve, etj, shkruan abc.

Sipas studimit gratë shtatzëna me simptoma të moderuara deri në të rënda të Covid-19 kishin edhe më shumë gjasa (45% kundrejt 32%) të lindnin me prerje cezariane, gjë që nuk ishte rasti për ato asimptomatike me koronavirus dhe ato me simptoma të lehta.

Infeksioni me koronavirus gjithashtu rriti ndjeshëm rrezikun e lindjes së parakohshme dhe pranimit në njësinë e kujdesit intensiv, si dhe abortit ose lindjes së vdekur. Gratë shtatzëna obeze (me indeks të masës trupore mbi 30) ishin në rrezikun më të lartë nëse infektoheshin me koronavirus.

Studiuesit arritën në përfundimin se ashpërsia e simptomave të Covid-19 është një tregues kyç për parashikimin e një rreziku në rritje të komplikimeve gjatë shtatzënisë.

“Ne e dinim tashmë se gratë shtatzëna janë në rrezik më të madh për ndërlikimet e vetë Covid-19. Hulumtimi ynë është një nga të parët që tregon se infeksioni me koronavirus mund të rrisë rrezikun e komplikimeve serioze që lidhen me ndërlikimet e shtatzënisë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurohemi që gratë shtatzëna janë duke u vaksinuar”, tha Dr. Metz.

Studimi zbuloi gjithashtu se vetëm një në 100 foshnja (1.2%) u diagnostikua me koronavirus pas lindjes dhe deri sa u larguan nga materniteti.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook