Lidhu me ne

Radar

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët shqiptarë që përfunduan pas hekurave

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi pak ditë më parë me 5 vite burgim ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim.

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të Rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetutës përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës”.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite burgim, duke ngritur ndaj tij akuza të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktura kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por  Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal, duke i kushtuar kështu ish ministrit dënimin me burg.

Tahiri, nuk është i vetmi politikan që përfundon pas hekurave. Ndër vite, ka patur arrestime të bujshme të politikanëve, të cilat i rendisim si më poshtë:

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët

Në 30 korrik 1993, shefit të opozitës së atëhershme dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nanos iu vunë prangat me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas ai u dënua me 12 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre.

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët

Në janar 2016, arrestohet ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera nën akuzën për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ish-ministri akuzohej asokohe se kishte vjedhur rreth 30 milionë lekë nga aktivitete për romet dhe të moshuarit, të cilat edhe pse ishin faturuar sikur janë kryer, nga hetimet rezultonte e kundërta.

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte Presidentin aktual të Republikës Ilir Meta, se kishte synuar të vriste Doshin.

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët

Frroku u dënua me 6 vjet burg për tre akuza“mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm”, por kur kishte berë vetëm tre vite burg me një vendim të Gjykatës së Fierit më 9 maj ai u lirua pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, me arsyetimin se tashmë ishte riedukuar apo “rehabilituar plotësisht”.

Ai u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Socialiste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ishte që në fillim një nga emrat e përfolur në përpjekjen për dekriminalizimin e Kuvendit. 

Në korrik të 2020-ës, arrestohet ish kryetari i bashkisë socialist në Vorë, Agim Kajmaku.

Prokuroria e akuzonte Kajmakun për tre vepra penale, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.

Ish-kryebashkiaku i Vorës  u shpall në kërkim në kërkim nga policia në nëntor të 2019, ndërsa u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.

Me 6 Korrik, Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar nga policia, pasi akuzohej për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Bashkë më te në pranga kanë rënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, pasi akuzohen për veprat penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët

Me 14 Dhjetor 2021, ish-ministri i Mjedisit i Shqipërisë, Lefter Koka, është arrestuar me akuzën për disa vepra penale në lidhje me hetimet për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Qarkun e Elbasanit.

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka njoftuar se dyshohet se Koka ka konsumuar veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit, nga hetimet është provuar se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncesionit në fjalë.

Më tej, theksohet se veprimet dhe mosveprimet, të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë kryer nga anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit në bashkëpunim me ish-ministrin Koka.

Arrestimet e bujshme ndër vite, kush janë politikanët

Ndonëse jo pjesë e politikës, por ka qenë pjesë e akuzave të kësja të fundit, një arrestim i bujshëm ka qenë edhe ai i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në muajin Dhjetor 2021, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ekstradimin e Llallës, i cili u arrestua në Romë pasi ndaj tij më parë ishte lëshuar një urdhër arresti.

Adriatik Llalla është dënua me dy vite burg lënë në fuqi edhe nga Apeli me akuzën e refuzimit për deklarimin, mosdeklarim dhe fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive” i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar në pranga.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix4 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix4 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook