Lidhu me ne

Mix

Kuriozitete nga Historia / Kur, si dhe pse lindën duartrokitjet?

Duartrokitjet shoqërojnë zakonisht zgjedhjen e një personi në një post të rëndësishëm politike, një shfaqje në skenë që na ka pëlqyer, një kampion që fiton në Lojërat Olimpike, apo homazhet për një person të veçantë që nuk është më në jetë…

Historia, jo vetëm ajo e dekadave të fundit, është plot duartrokitje:nga entuziastet, tek atoironiket, të drejtat apo të padrejtat, spontanet apo të nxitura enkas. Impulsi i pavetëdijshëm, me origjinë nga truri, për të shkarkuar një tepricë energjie dhe ndjenjash, është shndërruar me kalimin e kohës në një gjest konvencional, që diktohet më shumë nga normat shoqërore sesa nga emocionet.

Por kur filluan të duartrokisnin njerëzit me vetëdije? Në Librin e Psalmeve (për të cilin disa studiues thonë se daton që në shekullin XI Para Erës Sonë), hebrenjtë inkurajoheshin tëvepronin kështu:”Të gjithë popujve ju them duartrokitni! Përshëndeteni Zotin me britma gëzimi”.

Dhe si një gjest miratimi, duartrokitjet u zyrtarizuan në shekullin V Para Krishtit në Greqinë e lashtë. Në teatër, të veshur kryesisht me të bardha, 14 mijë spektatorët i shprehninemocionet e tyre në mënyrë të çuditshme, mes shpërthimeve të lotëve për çastet e mjeshtërisë së jashtëzakonshme aktoriale, dhe me duartrokitje të zhurmshme të shoqëruara me britma.

Edhe romakët e lashtë ishin praktikues të këtij gjesti. Madje sjellja e tyre përballë ekzekutimeve publike apo përleshjeve të gladiatorëve, ishte aq e zhurmshme, saqë perandori August u detyrua të disiplinonte duartrokitjet, duke iu dhënë spektatorëve sinjalin kur duhej të nisnim të duartrokisnin, siç ndodh sot në transmetimet televizive.

Publiku romak, heterogjen, kryesisht i vrazhdë dhe i shpërqendruar, shkonte në teatër vetëm sepse hyrja ishte e lirë. Shpeshherë ai mërzitejn, ndaj në shekullin I të Erës Sonë ishin vetë autorët e shfaqjeve, ata që ua kujtonin atyre detyrën e duartrokitjeve.

“Nunc, spectatores, valete et nobis clare plaudite” (Tani, lamtumirë spektatorë, një duartrokitje e këndshme për ne”), ishte formula më e zakonshme për të mbyllur një shfaqje. Midis fundit të Republikës dhe fillimit të epokës perandorake, rëndësia e duartrokitjeve kaloinga teatri në skenën politike.

Arsyeja ishte e njëjta me atë të politikanët të sotëm:ata kishin nevojë për ndjekës. Ndaj fjalët që tha perandori August miqve të tij në shtratin e vdekjes, nuk janë të rastësishme:”Komedia mbaroi, duartrokitni!”. Ndërkohë po në Romë, kishte burra të gatshëm të duartrokisnin këdo në këmbim të parave.

Disa kompani teatrore punësuan një duzinë njerëzish të tillë, për të manipuluar reagimin e publikut, për të zgjatur duartrokitjet, apo për të fishkëllyer shfaqjet e rivalëve. Dhe si “aktorë” të mirë të politikës, të njëjtën gjë bënë edhe perandorët, për të shmangur heshtjet e sikletshme teksa kalonin midis turmës.

Neroni angazhoi mbi 5 mijë të rinj të pashëm, duke i paguar 400 mijë sesterca secilin. Detyra e tyre:të duartrokasin gjatë kohës që këndonte perandori. Për ta bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme, asnjëri prej tyre nuk mbante unaza në dorën e majtë.

Në fakt perandori romak, ishte një tip shumë kërkues, dhe nuk mjaftohej me duartrokitjetnormale. Ai donte ato që kishte dëgjuar gjatë udhëtimit për në Aleksandri të Egjiptin:”tullat”, “tjegullat” dhe “bletët”.

E para ishte një duartrokitje me pëllëmbët e hapura. Për të dytën duart përkuleshin pak a shumë sipas formës së pllakës romake. Ndërsa e treta, ishte një lloj gumëzhime e bërë me gojën mbyllur, e cila ngjante shumë me gumëzhitjen e një tufe të çmendur bletësh.

Epoka e duartrokitjeve me pagesë, u rishfaq në teatër rreth fundit të shekullit XVI. Gjatë gjithë atij shekulli, në oborret e familjeve të mëdha në epokën e Rilindjes që organizonin shfaqje private, askush nuk mund të duartrokiste kurrë më gjatë dhe më fort se sa princi ose i zoti i shtëpisë.

Por kur në Evropë filluan të shfaqen teatrot e para publike, përdorimi i claque (nga frëngjishtja duartrokitës) u kthye sërish në modë. Në përgjithësi, merita e ringjalljes së kësaj praktike të lashtë i atribuohet poetit francez Zhan Dura (1508-1588), që për premierën e dramave të tij, blinte një tufë biletash me paratë e tij për t’ua dhënë atyre që premtonin se do të duartrokisnin.

Duke filluar nga viti 1820, në Paris u shfaqën agjenci të specializuara që ofronin profesionistë të vërtetë duartrokitjesh. Kostot rriteshin sipas llojit të shërbimit, nga duartrokitjet e “kulturuara” tek ato entuziaste. Për të mbështetur këngëtarët e operës në vitin 1919 në teatrin La Scala në Milano, çmimi për duartrokitësit ishte 25 lireta (30 euro sot) për burrat dhe 15 lireta për gratë.

Sigurisht përgjatë historisë ka pasur edhe njerëz që nuk kishin nevojë të paguanin, siç ishte për shembull lideri sovjetik Stalin. Në librin e tij “Arqipelagu Gulag” shkrimtari rus Aleksandër Solzhenicin, tregon për rastin e një konferencë partiake, ku pjesëmarrësit e mirëpritën ardhjen e liderit të tyre me 10 minuta duartrokitje duke qëndruar në këmbë.

Duke e ditur reputacionin e tij të tmerrshëm, askush nuk donte të ndërpriste ovacionet. I pari që ndërpreu duartrokitjet ishte drejtori i një fabrike letre, që u ul, duke i dhënë mundësinë të tjerëve të ndiqnin shembullin e tij. Por kur takimi përfundoi, ai u arrestua.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook