Lidhu me ne

Radar

Berisha: Lulzim Brava e dorëzoi në 2019, por Shkodra qëndroi e pamposhtur

Berisha: Lulzim Brava e dorëzoi në 2019, por Shkodra qëndroi e

Koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi këtë të shtunë kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia. 

I pranishëm në takimin me demokratët shkodranë, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi votat për opozitën dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 6 marsit. 

Berisha tha se Shkodra qëndroi në anën e duhur të historisë edhe kur PD gaboi dhe Lulzim Basha e dorëzoi në 2019. 

“Në këto 30 vite Shkodra nuk gaboi. Edhe kur gaboi PD, qyteti qëndroi në anën e drejtë që duhet të qëndronte. Në këto 30 vite, kur Lulzim Brava e dorëzoi në 2019 Shkodrën, e mbajti Voltana Ademi dhe qëndroi e pamposhtur. Detyrimet tona ndaj jush janë të pakufijshme, ndaj dhe ju ftoj që të vazhdojmë këtë udhëtim së bashku në një moment kritik.

E vërteta është ndofta në momentin më kritik të këtyre 30 viteve, sepse sot këto zgjedhje nuk zhvillohen njëlloj siç duhet të zhvilloheshin ku opozita përballej me qeverinë. Këto zgjedhje zhvillohen sot në një qeveri e cila bazohet tërësisht mbi krimin, drogën, vjedhjen dhe korrupsionin. Mbi një qeveri e cila duke shkelur çdo parim demokratik, merr peng pluralizimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të zgjatë jetën e regjimit.

Por ja ku jemi këtu, në Shkodër, më e vendosur se kurrë, me opozitën e vërtetë të mbrojë me votën e saj të lirë pluralizimin politik jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë. Në 6 mars Shkodra do të ngadhënjejë mbi të keqen, mbi të shkuarën, do të votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, shërbëtorin, mjekun Bardh Spahia.

Bardh Spahia mishëron vlerat më të mira të mëkuara nga ky qyteti bekuar, mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes dhe të atit të tij që ishte një intelektual vigan dhe i pamposhtur. I bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe kombit me karakterin e tij, me dijenitë e tij, me qëndrimet e tij. Kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së Shtëpisë së Lirisë, e fitores së Bardh Spahisë, e fitores së çdo qytetari, të çdo banori qytetar i Shkodrës dhe çdo banori të këtij rrethi”, u shpreh Berisha.   

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar6 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar6 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet6 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix7 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore7 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore22 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix22 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix22 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix22 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook