Lidhu me ne

Mix

SHUMËSI I EMRAVE / 75 emra, nga njëjësi në shumës

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe: Emrat që shkruhen me dy trajta shumësi !

Emrat në gjuhën shqipe kanë dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës.
Tema e shumësit të emrave formohet nga tema e njëjësit me mënyra e me mjete të ndryshme.

Emrat në gjuhën shqipe kanë dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës.

Tema e shumësit të emrave formohet nga tema e njëjësit me mënyra e me mjete të ndryshme. Meqë disa nga emrat paraqesin vështirësi dhe luhatje te folësit (në të folur e në të shkruar), atëherë po paraqesim disa emra nga numri njëjës në atë shumës. 

Një varg emrash dalin me dy a më shumë trajta shumësi, por emrat e vendosur në kllapa janë të variantit jonormativ.

Radhitja e emrave është krejt e rastësishme. 

Artikulli, sipas MA. Mentor Hajrizit, vjen si rezultat i punës sistematike me nxënësit.

SHUMËSI I EMRAVE

NjëjësShumës
ujëujëra
djathëdjathëra
leshleshra
vajvajra
mallmallra
thesthasë
fëmijëfëmijë
lopëlopë
shokshokë
mikmiq
vëllavëllezër
pyllpyje
kunatkunetër
puspuse
tullactullacë
koprrackoprracë
rrugaçrrugaçë
pejanpejanë
drejtordrejtorë
dajakdajakë
beqarbeqarë
asistentasistentë
studentstudentë
francezfrancezë
mjekmjekë
ilirilirë
majmunmajmunë
paragrafparagrafë
dollapdollapë
guralecguralecë
belbela
brezbreza
çunçuna
specspeca
telefontelefona
libërlibra
kufikufij
kushërikushërinj
zotërizotërinj
thuathonj
përruapërrenj (përroje)
qenqen (qenër)
ujkujq (ujqër)
kolokuiumkolokuiume
mollëmollë
lotlot
natënet
dashdesh
ballëballë
bishtalecbishtaleca
byrekbyrekë (byreqe)
birbij
lumëlumenj
gjarpërgjarpinj, gjarpërinj
zotzotërinj
dreqdreqër
prindprindër (prindë)
barbarëra
bakallbakej (bakaj)
i ritë rinj
i zitë zinj
i keqtë këqij
fyellfeje, fyej
verëverëra
kulaçkuleç
plakpleq
nipnipa, nipër
yllyje, yj
gardhgjerdhe (gardhe)
vitvjet
mjekroshmjekroshë
zallzaje
jastëkjastëkë (jastëqe)  
i madhtë mëdhenj
këlyshkëlyshë (këlyshër)

(Nga: MA. Mentor Hajrizi, Portali Shkollor)

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook