Lidhu me ne

Mix

Kujdes, gratë janë më të rrezikuara nga infeksionet urinare

Infeksionet urinare janë ndër patologjitë më të shpeshta, prej të cilave rrezikojmë të gjithë. Sipas mjekëve, një pacient mund të kuptojë se ka të bëjë me një infeksion urinar, kur konstaton simptoma që shoqërohen me dhimbje, ose djegie gjatë aktit të urinimit, teksa urinimet bëhen mjaft të shpeshta.

Këto të fundit janë të pakta në sasi, kanë erë të fortë dhe të rëndë, mund të ndodhë që urina të shoqërohet edhe gjak dhe dhimbje në fund të barkut. Fshikëza urinare është një depo e fortë urinare që mbledh urinën. Infeksioni ndodh kur bakteret udhëtojnë nëpërmjet uretrës, infektojnë urinën dhe fshikëzën e urinës.

Sa i takon trajtimit, sigurisht që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes dhe të kryeni ekzaminimet përkatëse që do t’ju rekomandojnë, kjo me qëllim për të vendosur diagnozën e saktë të sëmundjes që në fillim. Po ashtu është shumë e rëndësishme që të veçohet infeksioni se në cilin nivel të aparatit urinar, po ndodh dhe a ka prani të gurëve në nivele të ndryshme të aparatit urinar.

Kujdes duhet të bëni edhe me medikamentet. Përdorimi i tyre duhet të nisë vetëm pasi ta ketë lejuar mjeku specialist, pasi në rastet e marrjes së qetësuesve pa kriter do të përballeni me efekte të shumta anësore.

Katër këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni: Në kushtet e shtëpisë rekomandohet që të pini sa më shumë lëngje, qoftë edhe ujë. Sasia e lëngjeve duhet të jetë rreth një deri në dy litra në ditë. Duhet bërë kujdes që sasia e lëngjeve të jetë e shpërndarë gjatë gjithë ditës, në mënyrë që veshka të punojë sinkron dhe ngadalë. Marrja e sasive të mëdha dhe në mënyrë të menjëhershme e lëngjeve rrit ngarkesën e punës së veshkës dhe e sforcon atë. Kujdes duhet të bëjnë në këtë rast personat që vuajnë nga hypertonia (tensioni i lartë i gjakut), këta persona duhet të pijnë shpesh dhe nga pak.

Përdorni çajin e trëndafilit, por edhe të boronicës. Ato përmbajnë me shumicë vitaminën C që rrit rezistencën e organizmit ndaj infeksioneve.

Pozitive rezulton edhe përdorimi i sodës së bukës. ( këshillohet një lugë çaj në 200 ml ujë) që neutralizon më së miri pehashin acid të urinës. Po ashtu duhet të bëni kujdes dhe nga i ftohti, pasi ndikon në uljen e rezistencës së organizmit, çka favorizon më pas kushtet për shfaqjen e këtyre infeksioneve.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook