Lidhu me ne

Radar

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri vazhdon të rritet fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri vazhdon të rritet fenomeni

Duke folur në një takim sensibilizues në Prefekturën e Shkodrës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, deklaroi se “Qarku i Shkodrës renditet ndër qarqet apo zonat me risk të lartë në kultivimin e bimëve narkotike”. Shifrat zyrtare të vetë policisë e dëshmojnë këtë.

Gjatë vitit 2021, në këtë qark, ku përfshihen pesë bashki; ajo e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau-Dejesit, Pukës dhe Fushë-Arrësit, u evidentuan 211 vepra penale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ose 162 raste më shumë se një vit më parë.

Në këtë veprimtari kriminale u përfshinë 156 autorë, 50 nga të cilët janë arrestuar, 33 janë ndaluar, 50 ndiqen në gjendje të lirë dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Kultivuesit dhe trafikantët e drogës duket se kontrollojnë tashmë jo vetëm zonat e thella malore, ku thuajse nuk ka prani të efektivëve të policisë, por edhe territore fare pranë qytetit, ku po tentojnë të hapin “shtëpi bari” për kultivimin e bimëve narkotike.

Vetëm dy muajt e fundit, në territorin e bashkisë së Shkodrës janë zbuluar dy “shtëpi bari”, ku bimët narkotike rriten në mjedise të mbyllura, me llampa dhe sisteme ajrosje. Por, shifrat zyrtare të policisë, sipas drejtuesve vendor të Qarkut të Shkodrës, pasqyrojnë vetëm një pjesë të vogël të këtij fenomeni shqetësues në rritje.

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, thotë se fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike mbështetet edhe nga kryetarë bashkish, punonjës të policisë, apo të strukturave të tjera të pushtetit vendor, të cilët bashkëpunojnë me trafikantët.

“Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie, të cilin një trafikant e telefonon tre herë. Ç’a është ky kryetar bashkie? Kjo do të thotë se ky kryetar bashkie, që mban lidhje të vazhdueshme me trafikantë, nuk është në pozitën e duhur. Gjithashtu, nuk mund të jesh punonjës policie, kur pinë e han me trafikantë. Përpara ligjit duhet të jemi njëlloj”, thotë ai.

Kryebashkiaku i Pukës thotë gjithashtu se, për t’i vënë fre fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike, duhen ndërprerë kontaktet e kryetarëve të bashkive dhe punonjësve të policisë me trafikantët e drogës.

Deklarata e fundit e kryebashkiakut të Pukës, bashki kjo krejtësisht malore ne veri te Shqipërisë, dëshmon për situatën konfuze dhe problematike në kontrollin e territorit dhe luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës në vend.

Gjatë vitit të kaluar, kur edhe u shtuan rastet e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, u proçeduan penalisht për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi, 17 kryepleq të fshatrave, 9 inspektorë të mjedisit dhe pyjeve, 2 roje ujësjellësi si dhe 2 elektricistë.

Por, asnjëri prej tyre nuk u ndoq penalisht dhe as u dënua si bashkëpunëtor me kultivuesit dhe trafikuesit e drogës. Gjithashtu, nuk është proçeduar apo arrestuar asnjë zyrtar i larte në të pesë bashkitë e qarkut, si dhe asnjë punonjës policie.

Prej më shumë se 20 vitesh, çdo fillim viti, policia nis fushatën sensibilizuese me zyrtarët vendor, fermerë, nxënës dhe studentë, për të parandaluar në kohë kultivimin e bimëve narkotike dhe, siç thuhet çdo vit, për t’a nxjerrë Shqipërinë nga harta e kultivimit të drogës. Por, këto fushata, nga viti në vit janë shndërruar në formale, pa efekt në ndërprerjen e zinxhirit të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë takimit sensibilizues me zyrtarët e lartë të policisë së shtetit, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se drejtuesit e bashkive janë partnerë me policinë në fushatën sensibilizuese dhe përpjekjet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, por ata nuk mund të vihen nën presion për shpërdorim të detyrës.

Zonja Ademi thotë se, këto fushata të përvitshme nuk kanë dhënë ndonjë rezultat në parandalimin e fenomenit.

“ Ndonjëherë, edhe pushteti vendor lodhet kur fushatat sensibilizuese nuk japin rezultat. Çdo fushatë është e vlefshme, por kur është ekstremisht formale, ajo nuk sjell një produktivitet. Ndaj, duhet të mësojmë nga ky proces, sepse nuk po arrijmë të parandalojmë vetëm me një fushatë sensibilizuese”, theksoi zonja Ademi.

Sipas zonjës Ademi është e nevojshme të përmirësohet infrastruktura për monitorimin e territorit.

Në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar, kultivimi i marihuanës u spostua nga jugu drejt zonave qendrore dhe veriore të vendit. Sipas të dhënave të policisë shqiptare, në vitin 2021 u zbuluan dhe shkatërruan 164 mijë rrënjë cannabis sativa, ose 27 mijë më shumë se në vitin 2020.

Edhe të dhënat zyrtare nga fluturimet, e kryera me avion të specializuar të Guardia di Finanza-s italiane, flasin për një shtim të ndjeshëm të sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike.

Janë mbi 37 hektarë dhe më shumë se 1100 parcela, të dyshuara se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike, sipërfaqja kjo më e madhja që nga viti 2016. /Zëri i Amerikës

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore19 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix19 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook