Lidhu me ne

Radar

Berisha: Lul Brava e çoi PD-në nga humbja në humbje, asnjë votë për të

Berisha: Lul Brava e çoi PD-në nga humbja në humbje, asnjë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, denoncoi nga Maqellara e Dibrës sërish aferat e Lulzim Bashës me Edi Ramën, duke nisur nga skandali i Toyota Auris.

Berisha u bëri thirrje dibranëve që të mos i japin asnjë votë kandidatit të Bashës.

“Aferat e tij me Ramën janë të tmerrshme në Portin e Durrësit, janë të tmerrshme në selinë që e mbrojti me gaz, ku do ndërtohet Parku i katër Hajdutëve. Në këto rrethana, Edi Rama me policë dhe gjykatës i jep atij logon e PD dhe kujton se do mashtrojë demokratët.

Ka sjellë një kandidat, pas të cilit shkon përditë Naimi. I them Naimit që bën shumë gabim: shkelmon mbi investimin tënd dhe familjes tënde të mrekullueshme.

Sepse vëllai i tij ka qenë një dibran, një patriot i vërtetë. Edhe Naimi punon dhe e kam mbështetur, por t’u thuash dibranëve që duhet mbështetur Basha se është dibran, çfarë dibrani është ai? Ai nuk shkoi në takimin e dibranëve. Ai është një njeri që nuk e di se nga është.

Problemi i tij është se ai është politikan i dobët. Kushdo që ia sheh sondazhet, pyetja: cila është karakteristika e Lul Bravës: Lider i dobët, nuk është lider me një fjalë.

Pra Naim, me një njeri me të cilin PD shkoi nga humbja në humbje, po i harrojmë të tjerat, një njeri që nuk e çoi PD-në njëherë në fitore, prapë do shkosh pas tij?

Ftoj demokratët e Dibrës të bashkohen të gjithë: asnjë votë kandidatit të Lul Bravës. Çdo votë për të është humbje për PD-në. Logoja e vërtetë e jona është Shtëpia e Lirisë. Duhet të falënderoj aleatët e mi që janë sot këtu.

Shpreh bindjen e thellë se së bashkë me aleatët do shënojmë një fitore të shkëlqyer në Dibër dhe në bashkitë e tjera. Revolucioni ynë nuk ndalet.

Ne do ecim të sigurt drejt përmbytjes të këtij shteti të bazuar te krimi, vjedhja dhe korrupsioni. Ne do rikthejmë në pushtet PD-në dhe opozitën e vërtetë shqiptare,” tha Berisha.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook