Radar
Lufta në Ukrainë/ Sulmi rus ajror mbi dy shkolla dhe shtëpi private, nëntë viktima dhe katër të plagosur
Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një sulm ajror rus në rajonin Chernihiv ku u goditën dy shkolla dhe shtëpi private, tha guvernatori, Viacheslav Chaus.
Në një postim në internet, Chaus shkroi: “Ekipi i kërkim shpëtimit po vazhdon punën. Sipas shërbimeve shtetërore të emergjencës, për momentin janë nëntë të vrarë dhe katër të plagosur.”
Kyiv Independent raporton se afër zonës kishte disa shkolla, kopshte dhe një spital.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Territorit, në zonë nuk ka infrastrukturë ushtarake, por vetëm ndërtesa banimi.