Radar
VIDEO/ Shpërthim dhe flakë! Rusët thanë se nuk do të sulmojnë civilët, momenti kur hidhen raketat mbi godinat e banimit
Ky është momenti kur trupat ruse sulmojnë me raketa ndërtesat e banimit në qendër të Chernihiv.
Në pamjet e regjistruara shihet momenti kur një makinë po ecën në rrugë dhe para saj shpërthejnë godinat.
Ndryshe nga sa zyrtarët rusë kanë raportuar se nuk sulmojnë civilët dhe qendrat e banimit pranë zonës së shpërthimit nuk ka asnjë objekt ushtarak.
Zona ku u hodhën raketat ka spitale, disa shkolla dhe kopshte si edhe dhjetëra rrokaqiej. Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje por nuk dihet numri i viktimave.
Nga pamjet pas shpërthimit shihen banesat e dëmtuara dhe xhamat e thyer.