Lidhu me ne

Radar

Belind Këlliçi: Berisha bëri për 3 muaj atë që Basha s’e bëri dot për 8 vite

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Belind Këlliçi është shprehur se koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ do të sjellë ndryshim në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

I ftuar në Syri tv, Këlliçi theksoi se kohët e fundit, në të gjitha takimet elektorale ka parë entuziazëm dhe pozitivitet nga demokratët për ndryshim.

Sakaq, Këlliçi deklaroi se Sali Berisha bëri për tre muaj atë që Lulzim Basha s’e bëri dot për 8 vite.

“6 kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në pak javë kanë rikthyer shpresën. Ka shërbyer lëvizja ‘Foltore’ e Sali Berishës. Foltorja, Primaret, Kuvendi, Basha nuk e bëri dot realitet në 8 vite. Berisha ia doli për tre muaj.

Kjo periudhë 6-mujore ka shërbyer që PD të shkundej fort dhe të dilte nga hipokrizia e ndërtuar në themel, ku humbja të shitej për fitore. Jemi sot në një politikë reale. Jemi kthyer tek ADN-ja e PD-së. Nga 2013 në 2021 me PD ndodhi një denatyralizim i saj. Humbnim gjithë kohës, flisnim për fitore imagjinare. Berisha dhe mbështetësit e tij flasin për zgjedhje të parakohshme dhe një pranverë ndryshimi.”-tha Këlliçi.

Deputeti i PD nuk la pa komentuar audiopërgjimin e publikuar të kandidatit të PS në Rrogozhinë, Edison Memolla.

Këlliçi deklaroi se Edison Memolla, në audiopërgjim shprehej se pas zgjedhjeve qytetarët do t’i lënë në harresë dhe shtoi se fenomeni i shitblerjes së votave nuk është vetëm në Rrogozhinë ku u vërtetua me fakte, por edhe në Durrës e Dibër.

“Mishëron mentalitetin tipik të Partisë Socialiste në 9 vite dhe mentalitetin në bashkitë e tyre. Kam denoncuar shkëputjen e energjisë elektrike ndaj qytetarëve që nuk votojnë PS. Dy drejtorë të OSHEE  në Sukth prisnin dritat e qytetarëve, dhe më pas çonin një punonjës që për t’i rilidhur dritat të jepnin votën për PS. S’është vetëm në Rrogozhinë, por edhe në Durrës, sinjale edhe në Dibër.”-tha Këlliçi.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix10 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix10 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix10 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix10 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix10 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix23 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix23 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix23 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix23 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook