Lidhu me ne

Kryesore

Diploma e Belind Këlliçit, dokumentet provojnë regjistrimin e rregullt në universitetin amerikan

Belind Kelliçi leaves his mandate today, what happened to the DP deputy -  Politike

Ditët e fundit, në disa media është publikuar një lajm sipas të cilit, Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, ka mashtruar shtetin amerikan. Raportimi i publikuar fillimisht në Shqiptarja.com, si një cikël artikujsh investigativë, ngrinte dyshimin se Këlliçi ka nisur studimet universitare pa pasur diplomë të shkollës së mesme.

Sipas shkrimit të publikuar më pas edhe në media të tjera, Këlliçi ka mashtruar universitetin amerikan Coppin në Maryland, pasi nuk kishte marrë diplomë nga shkolla e mesme Harry Fultz.

Artikulli bazohet në një dokument të Harry Fultz, sipas të cilit Këlliçi ka kryer vetëm 4 nga 5 vitet e ciklit të studimit.

“Siç na u konfirmua zyrtarisht edhe nga Instituti “Harry Fultz”, edhe nga Ministria e Arsimit, Këlliçi nuk rezulton të ketë diplomë të shkollës së mesme, e për rrjedhojë nuk ka si të kryhet njësimi i diplomës universitare”, thuhet në shkrim.

Faktoje.al ka kërkuar informacion fillimisht pranë “Harry Fulzt”-it në Tiranë e më tej edhe pranë universitetit Coppin në Maryland mbi ish-studentin Këlliçi dhe procedurat që ndiqen zakonisht për regjistrimet e reja.

Sipas përgjigjes së kthyer nga Harry Fultz, regjistrimi në universitet në fund të vitit të katërt të studimeve, është një praktikë normale e kësaj shkolle, pasi ka përputhje të kurrikulave me disa universitete.

“Kjo praktikë është ndjekur në shkollën tonë nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 1997-2005, të cilët pas 12 viteve shkollim në Shqipëri kanë ndjekur studimet e mëtejshme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën Çeke, për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe të krediteve përkatëse”, sqarohet në përgjigjen e shkollës Harry Fultz për Faktoje, e cila boton dokumentin e plotë.

Sipas udhërrëfyesit të universitetit për pranimin e studentëve të huaj, çdo aplikues i ri duhet të dorëzojë disa dokumenta, ndër të cilat:

Të dhënat akademike zyrtare të noterizuara të shkollës së mesme që tregojnë notat e marra, fletët vjetore të notave, certifikatat e provimit dhe certifikatat e përfundimit siç zbatohen për sistemin arsimor në vendin e origjinës së studentit. Të dhënat duhet të merren për secilin nga katër vitet e fundit të shkollës së mesme ose pikët e nivelit të avancuar.

Sipas informacionit të marrë nga Harry Fultz, Belind Këlliçi është pajisur nga kjo shkollë me raportin shkollor me rezultatet përkatëse për katër vite, skeletin e kurikulës për vitet 2001-2005 dhe programet mësimore të detajuara për çdo lëndë si dhe vërtetimin për zhvillimin e programit mësimor në gjuhën angleze. Ndërsa informacionet e marra ndërkohë nga universiteti Coppin në Maryland tregojnë se procedura e regjistrimit ka qenë e rregullt.

Universiteti Coppin ka informuar edhe për studimet që Këlliçi ka përfunduar në këtë universitet.

“Sipas të dhënave tona, Belind Këlliçi hyri në Universitetin Coppin në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe u diplomua në nivelin Bachelor për Shkenca Menaxhimi në dhjetor 2008. Ai u diplomua me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”, që merret nga studentët që fitojnë të paktën 48 orë kredite në universitet dhe një mesatare kumulative të notave midis 3.75 dhe 4 në të gjitha lëndët universitare.”

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook