Lidhu me ne

Kryesore

Shën Beneti!

I treti në listën e Shkodrës, Benet Beci: Pranova pa hezitim ftesën e Ramës  – Abc News

Për Benet Becin ka shkruar sot edhe Frrok Çupi. Pse u vonua kaq analisti? Sipas metodës klishe të propagandës, Benet Beci lidhet me të ardhmen e Shkodrës, qyteti ku ai kandidon. Me Benet Becin nis e ardhmja, pa të Shkodra as e kupton dot se në ç’pikë ndodhet. Çupi, njësoj si Bedri Islami i gazetës “Dita” nuk I kursen fjalët, aq sat ë duket e pabesushme sesi mundet njeriu në një farë moshe të shprehet për një kandidat si ndonjë gjysh për nipin me fletë lavdërimi.

Kryeministri i Republikës, Edi Rama, ia arriti të pikturojë portretin e parë të kryebashkiakut yll ku i kanë sytë të gjithë. Edhe kjo është e vetmja e llojit në tre dekada; të tjerat janë njësoj si njëra- tjetra. Shkodra kësaj here i ka vënë emrin e vet datës 14 Maj. Jo pse është tjetër gjë kandidimi i Benet Becit, tridhjetë vjet pasi kishte fituar e ‘njëjta gjë’ dhe kishte bërë atë që ishte aty. Me kryetar bashkie Benetin, Shkodra, sigurisht ndryshon e tëra. Ndryshon si ‘shoqet’ në Shqipëri që janë zbukuruar e presin qetësisht zgjedhjet si spektakël, jo si luftë boshe

shkruan Çupi.

Që siç mund të merret me mend nesër dej, për Benetin që kalon eventualisht te Berisha, mundet ta bëjë yllin katran. Çështja është jo te gara në vetvete, port e patologjia që po shoqëron një emër të vetëm në këtë garë pse aty ka vënë bast Kryeministri. Pritmëritë për Benet Becin po barazohen me ato të apostujve. Xhanëm edhe koha do ndahet para Benet Becit dhe pas tij, vetëm e vetëm që skepticizmi shkodran për sojin e opingës të bjerë.

Është një anomali që lidhet me frikën dhe shpresën e shkatërrimit përfundimtar të ekuilibrave të konfirmuar pas vitit 1990, në një ndarje që ka edhe ajo logjikën e vet. Është anomali sepse po propagandohet ndryshimi me një njeri që ka ngrënë në grazhdin e të dyja partive, që cilësohet si menaxher dhe që politikisht nuk thotë asgjë. Është po ashtu anomali për rendin e gazetarisë, jo për analistët të sojit të sipërpërmendur, që të sajdisin një kandidat, duke mbyllur sytë dhe duke bërë sikur nuk dinë se nga vjen ky njeri. Që hiqet se po sjell Lajmin e Mirë, ndërkohë që edhe në prononcimet e veta dinte vetëm të thoshte: Unë di të gjej Lekë. 

/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix3 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix3 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix3 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix3 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix3 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix3 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix9 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix9 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix9 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook